Shqipëria duket se po bën përpjekje të mira dhe të jetë në rrugë të mbarë drejt plotësimit të objektiva të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) gjatë muajve janar – shtator 2024, janë regjistruar 12,282 mjete të gjeneratës së fundit, që kanë 0 deri 3 vite përdorim. Ky tregues rezulton me 153% regjistrime më shumë krahasuar me janar-shtator 2019 dhe 45% regjistrime më shumë, krahasuar me janar-shtator 2023.
Sipas DPSHTRR, në shtator 2024 shënohen 939,780 mjeteve aktive, ose 38.9% më shumë krahasuar me 2020 dhe 8.3% më shumë krahasuar me 2023.
Për periudhën janar-shtator 2024 numëron 76,537 regjistrime ndër të cilat 83.7% e totalit janë autovetura me rritje 107% regjistrime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe 36% më shumë krahasuar me janar-shtator 2023.
Listën e kryesojnë mjete me origjinë nga: Republika e Koresë me 19.2%; Italia me 18%; Gjermania me 17.2%; Zvicra me 9%; SHBA me 6.8%; Kina me 5.6%.
Ndërsa sipas të dhënave për periudhën janar – shtator 2024 numërohen 5,147 çregjistrime të përhershme ose 13.9% më shumë krahasuar me 2023-shin.
Sipas klauzolave të BE-së, duke filluar nga viti 2035 në vendet anëtare do të duhet të shiteshin vetëm makina dhe mjete transporti që nuk emetojnë fare karbon, një ndalim de facto për modelet me benzinë dhe naftë. /ekofin.al
