Nëntëmujori i parë i këtij viti ka rezultuar gjithashtu tejet pozitiv, me depozitimet totale që kanë tejkaluar shifrën e 742 mijë, duke reflektuar një rritje prej 34% krahasuar me një vit më parë. Për më tepër, vlera e transaksioneve gjatë kësaj periudhe ka arritur në 36.5 miliardë lekë, një rritje prej 33% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Kjo prirje pozitive është mbështetur nga investimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe zgjerimi i rrjetit të ATM-ve që ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash. Rritja e numrit të këtyre pajisjeve ka sjellë përmirësime të ndjeshme për klientët, duke reduktuar rradhët e gjata në sportelet bankare.
Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fund të nëntëmujorit, numri i ATM-ve ka arritur në 379, duke shënuar një rritje prej 4% krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht, rreth 37% e këtyre pajisjeve ofrojnë mundësinë e depozitimit të parasë cash, një element thelbësor për lehtësimin e qarkullimit të parasë në ekonomi dhe përmirësimin e aksesit në shërbimet bankare./ Scan Tv
