Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbetjet spitalore, rritet kontrolli: përgjegjësi të reja për institucionet

20:03 - Prill 1, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miraton rregulla më të rrepta për menaxhimin e mbetjeve spitalore në vend, duke vendosur kërkesa të detajuara për çdo fazë të procesit, nga krijimi deri në asgjësimin përfundimtar të tyre.

Vendimi përcakton standarde të reja në përputhje me ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe minimizimin e ndikimit negativ në mjedis.

Sipas dokumentit, të gjitha institucionet shëndetësore, publike dhe private, si dhe subjektet e licencuara që merren me transportin dhe trajtimin e mbetjeve, janë të detyruara të zbatojnë rregulla të qarta për ndarjen në burim, grumbullimin e diferencuar dhe trajtimin e sigurt të mbetjeve spitalore. Një nga elementët kyç është ndarja e detyrueshme e mbetjeve të rrezikshme nga ato jo të rrezikshme që në pikën e krijimit, për të reduktuar rrezikun e infeksioneve dhe kostot e trajtimit.

Vendimi vendos gjithashtu standarde të detajuara për ambalazhimin, etiketimin dhe ruajtjen e përkohshme të mbetjeve, duke kërkuar që ato të vendosen në kontejnerë të posaçëm, rezistentë dhe të mbyllur, larg aksesit të pacientëve dhe publikut. Për mbetjet e rrezikshme kërkohen kushte të posaçme ruajtjeje, përfshirë edhe ambiente frigoriferike në rastet kur trajtimi nuk kryhet brenda ditës.

Në aspektin operacional, transporti dhe trajtimi i mbetjeve spitalore do të lejohen vetëm nga subjekte të licencuara, të cilat duhet të përmbushin standarde të rrepta higjieno-sanitare dhe mjedisore. Transportuesit janë të detyruar të dorëzojnë mbetjet për trajtim brenda 24 orëve, ndërsa mbajnë përgjegjësi të plotë për çdo dëm të shkaktuar gjatë procesit.

Një risi e rëndësishme është përfshirja edhe e individëve që krijojnë mbetje spitalore gjatë vetëmjekimit në banesë, të cilët duhet të ndajnë dhe dorëzojnë këto mbetje në pika të posaçme grumbullimi, të organizuara nga njësitë vendore në bashkëpunim me institucionet shëndetësore.

Vendimi vendos gjithashtu detyrime për dokumentimin dhe gjurmimin e mbetjeve, duke kërkuar mbajtjen e regjistrave dhe raportimin periodik pranë institucioneve përgjegjëse.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të krijojë një regjistër kombëtar për të mundësuar ndjekjen e mbetjeve nga krijimi deri në asgjësimin final.

Në aspektin e zbatimit, vendimi mbështetet në një regjim të fortë sanksionesh të parashikuara në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku mosrespektimi i kërkesave përbën shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjoba që variojnë nga qindra mijëra deri në miliona lekë, në varësi të natyrës së shkeljes.

Për rastet më të rënda, si depozitimi i paligjshëm apo trajtimi i papërshtatshëm i mbetjeve të rrezikshme, parashikohen edhe masa shtesë, përfshirë pezullimin e aktivitetit apo heqjen e licencës, duke rritur ndjeshëm presionin për zbatim rigoroz të standardeve të reja./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
gjurmimi mbetjet spitalore transportuesi vetemjekimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter