Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbetjet spitalore, nga rregullat e ndarjes në burim tek asgjësimi i tyre

22:28 - Korrik 17, 2025 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes një projektvendimi në konsultim publik, propozon udhëzime të detajuara për trajtuesit dhe asgjësuesit e mbetjeve spitalore, me qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe zvogëlimin e ndikimit në mjedis dhe shëndetin publik.

Sipas Nenit 7 të vendimit të ri, trajtuesit e mbetjeve spitalore duhet të dokumentojnë dhe regjistrojnë të dhëna të detajuara për çdo cikël trajtimi, duke përfshirë numrin e identifikimit, sasinë dhe llojin e mbetjeve, kohën e trajtimit, si dhe parametrat teknikë si temperatura dhe presioni. Gjithashtu, duhet të regjistrohen të dhënat e kontaktit dhe licencat e asgjësuesve të mbetjeve.

Nga ana tjetër, asgjësuesit e mbetjeve kanë detyrimin të mbajnë regjistra për dorëzuesit, sasitë dhe llojet e mbetjeve, si dhe informacionin për licencat e tyre dhe të trajtuesve.

Të dyja palët janë përgjegjëse për dëmet e shkaktuara në mjedis dhe shëndetin publik nga menaxhimi i mbetjeve.

Plani i menaxhimit të mbetjeve spitalore

Çdo prodhues i madh i mbetjeve spitalore duhet brenda 3 muajve të përgatisë një plan të detajuar menaxhimi, që përfshin përgjegjësit, vendet dhe mënyrat e grumbullimit, etiketimit, ruajtjes, transportit dhe trajtimit të mbetjeve. Plani përfshin gjithashtu masat e sigurisë dhe programet e trajnimit të personelit, procedurat e emergjencës dhe kontrollin e ndotjes. Ky plan duhet të rishikohet çdo tre vjet dhe të jetë në dispozicion të inspektorëve për mjedisin dhe shëndetin.

Projektvendimi në nenin 9 përcakton që mbetjet spitalore duhet të ndahen në burim në mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme dhe të grumbullohen në mënyrë të diferencuar. Mbetjet jo të rrezikshme të përziera me ato të rrezikshme trajtohen si mbetje rrezikshme.

Sipas dokumentit, trajtimi i mbetjeve bëhet me metoda të standardizuara, duke përfshirë termikën, kimikën, rrezatimin, biologjikën dhe mekanikën. Teknologjitë përfshijnë autoklavat, trajtimin me mikrovalë, incineratorët dhe hidrolizën alkaline. Incinerimi duhet të kryhet në temperatura të larta sipas standardeve të përcaktuara për të garantuar shkatërrimin e plotë të patogjenëve dhe minimizimin e ndotjes.

Sa i përket asgjësimit mbetjet prej qelqi, plastike dhe metali pas trajtimit/sterilizimit mund të rikuperohen dhe të shkrihen për të prodhuar produkte të tjera, duke zvogëluar kështu mbetjet e landfillit. Ndërsa tepricat pas trajtimit të mbetjeve spitalore mund të dërgohen për rikuperim në impiantet termike të prodhimit të energjisë; mund të asgjësohen në impiantet e djegies së mbetjeve urbane ose në impiantet speciale të djegies së mbetjeve; mund të depozitohen në landfille për mbetje jo të rrezikshme, kur raporti i sterilizimit vërteton se mbetjet janë sterile dhe janë në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbetjet.

Sipas projektvendimit, hiri nga incineratori nuk duhet të ketë më shumë se 5% karbon (minimalisht 95% djegie). Në rast të nivelit më të lartë se 5% karbon, digjet sërish në impiant ose i nënshtrohet një trajtimi alternativ, deri sa niveli të mos kalojë vlerën 5%. Hiri që përftohet nga procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore dhe përmban më pak se 5% karbon, është mbetje jo e rrezikshme dhe asgjësohet në landfill të mbetjeve jo të rrezikshme.

Mbetjet e lëngëta derdhen në rrjetin e kanalizimeve vetëm nëse shpërbëhen, neutralizohen ose eventualisht dezinfektohen, dhe në dakordësi me njësitë e qeverisjes vendore.

Veprimtaria do të jetë objekt i veprimtarisë së inspektimit për respektimin e të gjitha kërkesave për klasifikimin dhe menaxhimin e mbetjeve, pajisjeve me lejen mjedisore, dokumentacionin shoqërues të mbetjeve për asgjësim etj.

Në sitë do të jenë edhe shërbimet dentare nëse janë të pajisur me pajisje ndarëse të amalgamës dhe dokumentacionin teknik të prodhuesit që vërteton efikasitetin e pajisjes për ndalimin e grimcave të amalgamës, në rastet kur institucionet dentare kryejnë zëvëndësimin e mbushjeve dentare ekzistuese që janë me amalgamë, me mbushje dentare të reja ose vendosjen në kontenierë të mbyllur hermetikisht të mbushjeve me amalgame të zëvëndësuar me mbushje të reja, të cilat më pas dorëzohen për trajtim në një subjekt të licencuar.

Ligji nr. 10 463 për menaxhimin e integruar të mbetjeve mbetet bazë për këtë proces, duke garantuar që mbetjet spitalore të trajtohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të sigurt për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve. /ekofin.al

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia inceneratori mbetjet shëndeti spitalore vendimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter