Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“MatchMaker” Albania në 26 mars, platforma që lidh investitorët me projektet strategjike të Shqipërisë

08:47 - Mars 8, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Më 26 mars, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të presë edicionin e dytë të MatchMaker Albania, një nga platformat më të rëndësishme të takimit mes investitorëve, bizneseve dhe institucioneve që synon të nxisë investimet dhe partneritetet strategjike në Shqipëri.

Aktiviteti, i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të shërbejë si një hapësirë e dedikuar për prezantimin e projekteve investuese, takime B2B (business-to-business) dhe B2G (business-to-government), duke bashkuar liderë të industrisë, inovatorë dhe investitorë të interesuar për të eksploruar mundësitë e reja të zhvillimit në ekonominë shqiptare.

MatchMaker Albania në edicionin e saj të dytë do të fokusohet në katër sektorë strategjikë që konsiderohen kyç për transformimin ekonomik të vendit.

Në kuadër të Future Estate, do të prezantohen projekte në fushën e pasurive të paluajtshme, turizmit dhe zhvillimit urban, sektorë që po përjetojnë një rritje të fortë të investimeve vitet e fundit.

Në platformën Power Next do të trajtohen projektet në energji dhe infrastrukturë, dy fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal të Shqipërisë.

Ndërkohë, Smart Agriculture do të fokusohet tek inovacioni në bujqësi dhe agribusiness, duke promovuar modele moderne të prodhimit dhe përpunimit në sektorin agro-ushqimor.

Ndërsa Digital Horizons synon të sjellë në qendër të vëmendjes startup-et, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e së ardhmes, duke theksuar rolin gjithnjë e më të madh të ekonomisë digjitale.

Edicioni i parë i MatchMaker Albania, i zhvilluar vitin e kaluar, rezultoi një sukses, duke mbledhur në një platformë të vetme investitorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të institucioneve publike. Aktiviteti krijoi një hapësirë konkrete për prezantimin e projekteve investuese dhe për ndërtimin e partneriteteve të reja, duke konfirmuar interesin në rritje për mundësitë që ofron tregu shqiptar.

Organizatorët synojnë që edicioni i dytë të zgjerojë edhe më tej këtë rrjet bashkëpunimi, duke sjellë projekte të reja dhe duke rritur ndërveprimin mes investitorëve ndërkombëtarë dhe aktorëve të ekonomisë vendase.

Me një fokus të qartë tek sektorët me potencial të lartë zhvillimi, MatchMaker Albania 2 pritet të shndërrohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për komunitetin e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
biznesi eventi match maker pallati i kongreseve
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter