Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mastercard në Shqipëri, Rama: Digjitalizim dhe ulje kostosh për pagesat elektronike

18:05 - Mars 27, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se çelja e programit për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike në partneritet me Mastercard Europe është një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Rama theksoi se me mbështetjen e qeverisë dhe një fushatë ndërgjegjësimi për tregtarët dhe qytetarët, ky transformim do të sjellë më shumë mundësi, më pak kosto dhe një ekonomi më të fortë për të gjithë.

Kryeministri vlerësoi se ky është një produkt i mirëpritur për tregun edhe nga bankat e  nivelit të dytë dhe është shumë i dobishëm për qytetarët e vendit.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri si rezultat i faktit që sot e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar veten me produktin e Mastercard. Por nga ana tjetër, për ne është shumë e mirëpritur ardhja e Mastercard, sepse është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë më tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të sistemit të pagesave në vend”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka të dhëna shumë negative për sa i përket përdorimit masiv të parasë fizike (cash) dhe përdorimit minimalist të kartave të kreditit.

Ndërkohë, Rama vuri në dukje se “në momentin që kemi marrë detyrën kanë qenë rreth 30% e qytetarëve me një llogari bankare, ndërsa sot ka shkuar në pothuajse 80%”.

“Kemi një masë që mund ta angazhojmë në gjithë këtë proces. Nga ana tjetër Mastercard na ka nxjerrë herë pas here në shkëlqim në klasifikimet e tij për vendet më të frekuentuara turistike. Shqipëria në turizëm është sot në majë, si vendi me rritjen më të lartë të turistëve mes një grushti vendesh”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar thuajse 5 miliardë euro dhe vetëm 4% e transaksioneve bëhet me kartë krediti.

“Kjo tregon se sa i madh është boshllëku dhe tregon edhe sa shumë para të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë duhet t’i shkojnë mbrapsht qytetarëve për TVSH dhe sa shumë të ardhura të tjera duhet t’i shkojnë qytetarëve përmes taksave, gjë për të cilën ne besojmë se digjitalizimet e pagesave janë një nga instrumentet themelore, në mos më i drejtpërdrejti”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ky program nuk konsiston që të krijohet një fazë me imponim mes qytetarëve dhe bizneseve duke vendosur masa shtrënguese.

“Fillimisht hyjmë me një ftesë për bashkëpunim që Mastercard e materializon me këtë program duke shpërndarë 4750 terminale pagese falas në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë të mund t’i aksesojnë këto pajisje pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg. Jo vetëm kaq, por Mastercard ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre pajisjeve që nuk paguajnë asnjë komision. 0% komision deri në një prag vjetor të caktuar. Mbi pragun fillon komisioni”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se subjektet që e përdorin pajisjen e Mastercard kanë një rritje të lëvizjes dhe të dinamikës të numrit të klientëve dhe transaksioneve si rezultat i pamjes së shëndetshme që ka biznesi i tyre.

Rama shprehu besimin se “sot është një ditë shumë e mirë edhe për tregun dhe bankat, por edhe për Mastercard”.

“Mastercard megjithëse është një ‘elefant i madh’, duhet ta dijë se në këtë tregun tonë të vogël ne kemi konsumatorë agresivë. Kjo na bën optimistë për të ardhmen se ekonomia jonë dhe fuqia jonë është individi shqiptar”, tha Rama.

Ndërsa ftoi bankat ta mbështesin këtë proces në mënyrë aktive, Rama theksoi besimin e tij se pas Mastercard do të vijë në Shqipëri edhe shërbimi Visa.

Ekofin Media
Ekofin Media
edi rama komision mastercard tvsh
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

OECD: Pothuajse gjysma e bizneseve të reja në Shqipëri u përqendruan në tre sektorë

07:15 - Korrik 25, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

09:39 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter