Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mashtrimi me kreditë dhe sigurimet kryesuan veprat penale edhe në 2024

21:36 - Prill 3, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe për vitin 2024, mashtrimet kanë mbajtur peshën më të madhe në grupin e veprave penale me 88,03 % për vitin 2024, ndërkohë që në vitin 2023 kjo peshë ka qenë 90,99 %.

Nga të dhënat statistikore në vitin 2024 vërehet tendenca në rritje e numrit të procedimeve për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, krahasuar me vitin 2023, nga 13 në 29 procedime ose 2,2 herë më shumë. Në rritje është edhe “Mashtrimi në sigurime” nga 13 procedime në 2023 në 20 procedime në 2024 ose 53,85 % e numrit të procedimeve të regjistruara.

Në analizë të të dhënave, rezulton se të pandehurit janë  80,20 % janë meshkuj, 57,99 % janë me arsim të mesëm, 32,94 % janë të papunë, 1,02 % e tyre rezultojnë përsëritës për të njëjtën vepër, 17,41 % prej tyre janë përsëritës për vepra penale të ndryshme, thuhet në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm të vitit 2024, depozituar në Kuvend.

Sipas raportit, numri më i lartë i procedimeve për veprat penale të mashtrimit, është regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, 57 % e tyre, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100,000 mijë banorë rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 43 procedime, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe Lezhë me nga 25 procedime.

Për këto grup veprash, 84,40 % e kërkesave të prokurorit për masa sigurimi lidhen me caktimin e masave të sigurimit me arrest dhe nga gjykata në 77,98 % të kërkesave është vendosur masë sigurimi me arrest.

Në kërkesat lidhur me llojin e masën e dënimit të kërkuar nga prokurori, rezulton se për 96,71 % të të pandehurve është kërkuar dënim me burg dhe për 3,29 % dënim me gjobë.

Gjykata ka vendosur në 96,48 % të dënimeve, dënim me burg dhe në 3,52% dënim me gjobë dhe 6 vendime pafajësie. Sa i përket masës së dënimit, është vendosur aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë për 24,48 % të të pandehurve, 2,60 % rezulton për caktimin e dënimit në minimum, 71,36 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga dispozita, në 1,56 % të rasteve ka vendosur dënimin në maksimumin e parashikuar nga dispozita.

Sipas të dhënave, për këto grup veprash në vitin 2024 nga numri total i viktimave rezultojnë, 85 % viktima të rritur meshkuj dhe 15 % viktima të rritura femra./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
burg gjykata kreditë mashtrimi prokurori sigurimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

gazetar_109:17 - Korrik 23, 20260

Siguria në internet, mbrojtja e konsumatorëve dhe lufta kundër përmbajtjeve të paligjshme pritet të hyjnë…

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:17 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

06:01 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:00 - Korrik 23, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime

10:06 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026

Sondazhi, 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

06:01 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter