Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit shqyrtoi brenda një dite të vetme në 28 janar 2025, 61 leje ndërtimi dhe zhvillimi. Një pjesë e konsiderueshme e lejeve të akorduara ishin për ndërtesa banimi dhe biznesi në Tiranë, si edhe resorte e fshatra turistikë në zonat bregdetare. Gjithashtu një set lejesh iu akorduan edhe projektit “Durrës Marina”, mes tyre edhe për ndërtimin e një hoteli luksoz.
Me rritjen e turizmit dhe kërkesave për pushim, ndërtimi i resorteve turistike mbetet kryefjala për Shqipërinë. Më shumë resorte pritet të ndërtohen në vijën bregdetare nga Durrësi në Vlorë.
Në kepin e Rodonit pritet të ndërtohet një kompleks turistik me 17 vila individuale 2 kate, 1 hotel 2, 3 dhe 4 kate dhe 1 parkim me 2 kate nëntokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doma Co” sh.p.k.
Në Zvërnec pritet të ndërtohet në resort turistik në Bllokun Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k.
Më në brendësi të jugut, në Jalë pritet të ndërtohet “Kompleks turistik, strukturë hotelerie dhe shërbime”, Nukli 2, me subjekt zhvillues shoqërinë “Soleil and Sea” sh.p.k.
Ndërkohë, KKTU ka shqyrtuar 5 leje ndërtimi dhe një ndryshim projekti që lidhen me Durrës Marina, si më poshtë:
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Infrastruktura e “Marina & Jahtet e Durrësit” Faza 1, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh me 1, 2, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat parkim nëntokë, zona 16, zona e menaxhimit 2A03, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh me 1, 3, 6 dhe 18 kate mbitokë, 1 kat nëntokë në parcelën A03, me vendndodhje Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë turistike, me 1,7, 9 dhe 11 kate, me 2 kate nëntokë, zona 05, Zona e Menaxhimit H01, në masterplanin e “Marina dhe Jahtet e Durrësit Faza 1”, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 7, dhe 9 kate mbi tokë, me parkim 1 kat nën tokë, zona 11, Zona e Menaxhimit B01”, me vendndodhje në Marina & Jahtet e Durrësit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a.
Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Marina dhe Jahtet e Durrësit,Faza 1, Punime Detare”, me vendndodhje Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” Sh.a.
Përqëndrimi më i madh i lejeve të ndërtimit mbetet në Tiranë. Dominojnë ato për godinat e banimit kryesisht në Bulevardin e Ri, Linzë dhe Liqenin e Farkës. Por nuk kanë munguar lejet për kulla të reja, ndërsa bie në sy edhe leja për mjekun e njohur Mentor Petrela, i cili do të ndërtojë një hotel në Rrugën e Barrikadave/ekofin.al