Zv/drejtoresha e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Rajna Hoxholli, në një intervistë për ABC News, foli për vlerën e monedhës së Lekut, që vazhdon të jetë gjithmonë më i fortë. Sipas Hoxhollit, një tjetër faktor ndikues në uljen e inflacionit është edhe kursi i këmbimit.
“Për sa kohë prurjet janë në euro, bizneset dhe individët vazhdojë të mbajnë të preferuar monedhën euro. Janë një kategori njerëzish që mbajnë mend vitet ’90 dhe e shohin euron si monedhë të sigurt. Për sa kohë kemi një tendencë forcuese të kursit të këmbimit, një faktor është dhe besimi. Për sa kohë çmimet janë në euro investon mbajtjen e kësaj monedhe. Sektorë të caktuar janë ndikuar negativisht nga euro. Ndikimi në ekonomi nuk është uniformë në të gjithë sektorët. Po ashtu turizmi ka ndikuar në kursin e këmbimit. Një kurs këmbimi që ka këto faktorë pas, duhet lexuar si një zhvillim pozitiv për ekonominë në tërësi. Ka ndikuar në uljen e inflacionit, në kredi po ashtu, ndaj them që në tërësinë e vetë ka ndikuar pozitivisht.”, tha ajo.
