Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Lejet e ndërtimit, ndryshojnë sërish rregullat që kufizonin lejet në zonat aeroportuale

15:49 - Shkurt 19, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ndryshon sërish rregullat për ndërtimin në zonat aeroportuale, pas 2 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit fillestar.

Në mbledhjen e sotme qeveria ka rishikuar rregullat e vendosura në Vkm-në nr. 784, datë 18.12.2024.

Me ndryshimin e ri, zona e mbrojtur e aeroportit, ndryshon nga rrezja prej 15 km nga pika e referimit sipas Vkm-së së mëparshme, në një ndarje më të detajuar zonash:

në zonën “A”, e cila shtrihet në një rreze prej 2 (dy) kilometrash nga pika e referimit të aeroportit;

në zonën “B”, e cila shtrihet në një rreze prej 2 (dy) kilometrash nga përfundimi i zonës “A”;

dhe zonën “C” është zona e cila shtrihet në një rreze prej 11 (njëmbëdhjetë) kilometrash nga përfundimi i zonës “B”.

Tashmë lejet për zhvillim apo ndërtim në Zonën A dhe B për objektet jo më shumë se 15 kate lartësi nga toka dhe në zonën C për objektet me 30 metra lartësi nga toka ose më shumë merren pranë Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

Vendimi kufizon kompetencën e Autoritetit Civil të Aviacionit, duke saktësuar se KKTU-ja dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas rastit, për çdo objekt apo strukturë të planifikuar për ndërtim apo instalim në zonat e mbrojtura “A” dhe “B” të aeroportit, përpara dhënies së lejes duhet që të marrin miratimin nga AAC-ja.

Ndërsa në zonën “C”, pra 11 km në rrezen e zonës së mbrojtur miratimi nga AAC-ja jepet vetëm për objektet që janë 30 metra lartësi nga toka ose më shumë, për të cilat leja jepet nga KKTU-ja.

Miratimi i AAC-së jepet vetëm për zhvillimin apo ndërtimin e objekteve që sjellin pengesa për operimet ajrore.

Shtesat dhe ndryshimet e bëra me këtë vendim i shtrijnë efektet që nga data 23.12.2024, që nënkupton ndryshimin e të gjitha rregullave të miratuara me hyrjen në fuqi për herë të parë të vendimit. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aviacioni civil leje ndërtimi qeveria VKM zona aeroportuale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter