Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Sigurimit të Depozitave duhet të vijojë forcimin e kapaciteteve për të garantuar mbrojtjen e kursimeve të qytetarëve dhe për t’u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian. Kjo është një nga rekomandimet që Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar institucionit për vitin 2026, pas shqyrtimit të veprimtarisë së tij gjatë vitit të kaluar.

Sipas Kuvendit, gjatë vitit të kaluar, Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka ruajtur një pozicion të qëndrueshëm financiar dhe institucional, të reflektuar në rritjen e aktiveve totale në rreth 77.8 miliardë lekë. Megjithatë, në 2026 duhet të forcojë më tej kapacitetet operacionale, procedurat e menaxhimit të krizave dhe planet e vazhdimësisë së veprimtarisë, në funksion të reagimit të shpejtë dhe efektiv në rastet e ndërhyrjes ose kompensimit të depozituesve.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në koordinim me Bankën e Shqipërisë dhe nën udhëheqjen e saj, duhet të ndjekë dhe të vlerësojë zhvillimet institucionale, rregullatore dhe prudenciale që lidhen me Bankën Shqiptare të Zhvillimit, me qëllim vlerësimin e mundësisë së përfshirjes së saj në skemën e sigurimit të depozitave, në rast se veprimtaria e këtij institucioni hyn në kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për sigurimin e depozitave në Republikën e Shqipërisë.

Asaj i kërkohet gjithashtu të vijojë analizat teknike dhe financiare për afrimin gradual të nivelit të mbulimit të depozitave me standardet evropiane, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmërinë financiare të skemës.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave duhet të forcojë koordinimin institucional me Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe institucionet e tjera të rrjetit të sigurisë financiare, në funksion të rritjes së efektivitetit të mekanizmave të parandalimit dhe menaxhimit të krizave./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
Banka shqiptare e zhvillimit depozitat sigurimit Skemës
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Nisin fluturimet direkte mes Zyrihut dhe Tiranës përmes Chair Airlines

15:16 - Korrik 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

gazetar_215:48 - Korrik 9, 20260

Procesi i zbatimit të ligjit të faljes fiskale vijon, ndërsa administrata tatimore njofton se deri…

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026

Nisin fluturimet direkte mes Zyrihut dhe Tiranës përmes Chair Airlines

15:16 - Korrik 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:48 - Korrik 9, 2026

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:45 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:43 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

Falja fiskale, 121,630 përfitues deri në 30 qershor, 313 milionë euro detyrime të fshira

15:48 - Korrik 9, 2026

Bilancet financiare deri më 31 korrik, QKB: Pajisuni me Nënshkrim Elektronik për të shmangur vonesat

15:45 - Korrik 9, 2026

Kuvendi i kërkon ASD përfshirjen e Bankës së Zhvillimit në skemën e sigurimit të depozitave

15:43 - Korrik 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter