Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kursimet në lekë rriten 10-fish më shumë se ato në Euro

20:14 - Nëntor 26, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë edhe një herë rritje të kursimeve në bankat e nivelit të dytë. Konkretisht, në muajin Tetor të këtij viti vlera e tyre arriti në 1.336 trilionë lekë nga 1.333 trilionë lekë që ishin në muajin paraardhës. Shuma e kursimeve totale  të tetorit vlerësohet të jetë më e larta gjatë këtij viti.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar trendin e kursimeve sipas monedhës. Në muajin e dhjetë të këtij viti janë “hequr mënjanë” nga individët dhe bizneset rreth 604 miliardë lekë. Ndërsa vlera e depozitimeve në euro arriti në 7.5 miliardë.

Por si kanë ndryshuar depozitat në lekë dhe euro brenda një viti? Krahasuar me të dhënat e tetorit të vitit të kaluar, depozitat në monedhën vendase janë rritur me 10.4% ndërsa kursimet në valutë të huaj kanë pësuar një rritje minimale me 0.9%. Ndërsa në vlerë absolute prirja e kursimeve luhatet në drejtime të kundërta.Konkretisht,  përllogaritet një rënie e kursimeve në euro me 2.7 miliardë, ndërsa ato në lekë u rritën me 56 miliardë lekë.

Statistikat monetare tregojnë se nëse i analizojmë sipas kategorisë, bizneset janë ato që kanë depozituar më shumë para në institucionet financiare, duke kontribuar kështu ndjeshëm në rritjen totale. Vetëm në Tetor këto të fundit kursyen më shumë se 90 miliardë lekë.

Gjatë periudhës 10-mujore të këtij viti, muajt Shkurt, Mars dhe Prill kanë shënuar nivelin më të ulët të depozitave. Megjithatë, në muajt pasues ka pasur një tendencë rikuperimi, sidomos për kursimet në lekë. Këto të dhëna nënvizojnë besimin e shtuar të qytetarëve dhe bizneseve në sistemin bankar dhe stabilitetin financiar të vendit./scan tv

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset depozitat kursimet rikuperimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

71% e bizneseve që kanë marrë kredi, kanë lënë kolateral një pronë

06:01 - Korrik 17, 2026

Tregtia e mallrave në Shqipëri u rrit me 58% në 5 vite, por përsëri është ndër më të voglat në rajon

06:00 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

gazetar_111:43 - Korrik 20, 20260

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti Vullnet Sinaj synon t’u…

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:43 - Korrik 20, 2026

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter