Euro prej disa ditësh qëndron poshtë 100 lekëve në kursin e këmbimit, edhe pse efektet sezonale në zhvlerësimin e saj duhet të ishin zbehur. Ndërsa i afrohemi fundit të shtatorit, monedha evropiane blihet me 98.5 lekë dhe shitet me 99.2 lekë.
Edhe dollari amerikan vijon të jetë në nivele të ulëta, ndërsa aktualisht blihet me 88.2 lekë dhe shitet me 89.1 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar blihet me 104.3 lekë dhe shitet me 105.3 lekë.
Ndërsa paundi britanik blihet me 117.7 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.
