Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kurset profesionale, përcaktohen kriteret për qendrat e trajnimeve

14:07 - Korrik 27, 2023 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që duhet të përmbushin të gjithë të interesuarit që duan të ofrojnë kurse profesionale me qëllim që të lincesohen si qendra të tilla. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, për  “ përcaktimin e kritereve dhe procedurave për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional” thuhet se nisma për hapjen e këtyre qendrave, përpos institucioneve publike në vend, mund të ndërmerret edhe nga  partnerë socialë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Propozimi për hapjen ofruesit publik të arsimit profesional, shkollë e mesme profesionale, si dhe qendër shumëfunksionale, paraqitet pranë ministrisë përgjegjëse për AFP-në, të paktën, një vit përpara fillimit të vitit shkollor në rastin kur kërkohet ndërtesë e re dhe 3 (tre) muaj në rastin kur ka godinë. Pas shqyrtimit të kërkesës, njoftohen kërkuesit me shkresë zyrtare për pranimin apo refuzimin e saj. Por cilat janë kriteret për hapjen e ofruesve publikë të arsimit profesional?

Referuar vendimit në fjalë, ndërtesa dhe mjediset e saj plotësojnë kushtet për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ndërtesa e shkollës/qendrës, reparteve të praktikës profesionale dhe mjediset e saj plotësojnë standardet, sipas legjislacionit në fuqi; duhet të sigurohen, sipas legjislacionit në fuqi,  furnizim me ujë; ngrohje; furnizim me energji elektrike; Të kenë infrastrukturë didaktike e përshtatshme që plotëson standardet, sipas legjislacionit në fuqi; Standardet që lidhen me kurrikulën mësimore të arsimit dhe formimit profesional dhe standardet e kurrikulës mësimore të arsimit të përgjithshëm, që u ofrohet nxënësve në institucionet publike që ofrojnë arsim të mesëm profesional rregullohen sipas legjislacionit në fuqi, të miratuara nga ministritë përkatëse, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore të tyre.

Nga ana tjetër, këto institucione mund të mbyllen kur nuk kanë përmbushur qëllimin për të cilin janë krijuar ose nuk e përmbushin atë; nuk sigurojnë ofertë të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës; frekuentimi/regjistrimet është/janë i ulët/të ulëta (në rënie) për tri vite radhazi dhe nuk justifikon mbajtjen e tyre.

Ekofin Media
Ekofin Media
arsimi profesional kritere qendrat qeveria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rimbursimi i karburantit për invalidët rritet me 50%, arrin në 15 mijë lekë në muaj

17:06 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter