Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria po hedh një hap të ri drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, duke vendosur për herë të parë një mekanizëm të detyrueshëm raportimi dhe shkëmbimi automatik të informacionit mbi transaksionet dixhitale. Por ndërsa nisma shihet si një afrim me standardet europiane dhe një mundësi për të krijuar më shumë qartësi ligjore, aktorët e industrisë paralajmërojnë se barra administrative dhe kostot e reja mund të krijojnë vështirësi, veçanërisht për kompanitë e vogla dhe startup-et.

Analistja e kripto-aseteve, Nertila Bardhi, në një koment për ekofin.al, e vlerëson projektligjin si një zhvillim pozitiv për tregun, pasi për herë të parë përcaktohet qartë autoriteti shqiptar që do të merret me industrinë e kripto-aseteve dhe krijohet një kuadër më i parashikueshëm për kompanitë që ofrojnë shërbime ose produkte të lidhura me monedhat dixhitale.

“Projektligji është pozitiv për entin rregullator, sepse përcaktohet autoriteti shqiptar që do të merret me industrinë kripto dhe ofron qartësi për kompanitë që ofrojnë shërbime ose produkte të natyrës kriptomonedhë”, shprehet Bardhi.

Sipas saj, objektivi kryesor i kësaj nisme nuk është vetëm rregullimi i tregut vendas, por mbi të gjitha përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

“Qëllimi kryesor është përafrimi me ligjet aktuale të Bashkimit Europian. Është një hap më tej për integrimin në BE dhe në mënyrë indirekte i klasifikon kriptomonedhat si asete financiare dhe jo si instrumente primitive apo thjesht spekulative financiare”, argumenton ajo.

Nga anonimiteti dixhital te transparenca tatimore

Projektligji që po përgatitet nga autoritetet shqiptare transpozon Direktivën e Bashkimit Europian (BE) 2023/2226, e njohur si DAC 8, e cila zgjeron kuadrin e bashkëpunimit administrativ tatimor duke përfshirë për herë të parë raportimin e transaksioneve me kripto-asete.

Rritja e përdorimit të kriptomonedhave, tokenëve dhe formave të tjera të aseteve dixhitale ka krijuar sfida të reja për administratat tatimore në mbarë botën.

Natyrë e decentralizuar e këtyre instrumenteve dhe mundësia për të kryer transaksione ndërkufitare e kanë bërë më të vështirë identifikimin e pronarëve realë dhe të ardhurave të krijuara prej tyre.

Sipas relacionit të projektligjit, mungesa e një sistemi të unifikuar raportimi ka rritur rrezikun e shmangies së detyrimeve tatimore dhe ka dobësuar bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër evazionit fiskal.

Për këtë arsye, kuadri i ri ligjor synon të krijojë një sistem ku aktivitetet me kripto-asete të jenë të gjurmueshme dhe informacioni mbi përdoruesit të mund të shkëmbehet automatikisht me administratat tatimore të vendeve të tjera.

Detyrime të reja për kompanitë e kriptove

Një nga ndryshimet kryesore që sjell projektligji është vendosja e detyrimeve të reja për ofruesit e shërbimeve të kripto-aseteve.

Këto subjekte do të duhet të identifikojnë klientët e tyre, të verifikojnë rezidencën tatimore, të mbledhin të dhëna mbi transaksionet dhe t’i raportojnë ato në mënyrë periodike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Informacioni i mbledhur do të duhet të ruhet për një periudhë minimale prej shtatë vitesh, duke krijuar një bazë të dhënash që do të përdoret për kontrolle dhe shkëmbim ndërkombëtar informacioni.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të jetë autoriteti përgjegjës për administrimin e këtij sistemi, monitorimin e zbatimit të detyrimeve dhe komunikimin me autoritetet homologe europiane.

Ndërkohë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të ketë rol në shkëmbimin e informacionit për operatorët e licencuar në tregun e kripto-aseteve.

“Një hap pozitiv, por me kosto për industrinë”

Pavarësisht avantazheve që sjell rregullimi, Bardhi ngre shqetësime për ndikimin që detyrimet e reja mund të kenë mbi kompanitë që operojnë në këtë sektor.

Sipas saj, një nga kundërshtitë kryesore të industrisë lidhet me faktin se natyra e kompanive të teknologjisë financiare dhe startup-eve është pikërisht reduktimi i barrierave dhe krijimi i modeleve më fleksibël të biznesit.

“Për përdoruesit dhe kompanitë në këtë industri bie ndesh me natyrën e tyre, pasi ato kërkojnë më pak barriera ligjore dhe më pak burokraci”, thekson ajo.

Sipas saj, procedurat e reja mund të sjellin kosto shtesë për kompanitë, veçanërisht ato të vogla që janë në fazat e para të zhvillimit.

“Burokracia sjell kosto më të larta për shërbime juridike apo avokatie. Kjo rrit shpenzimet për kompani të vogla që kanë pak kapital si pikënisje për biznesin ose startup-et”, shprehet Bardhi.

Gjoba deri në 1 milion lekë për mosraportim

Projektligji parashikon edhe masa administrative për subjektet që nuk përmbushin detyrimet e raportimit.

Në raste të caktuara, operatorët mund të pezullojnë kryerjen e transaksioneve deri në momentin kur përdoruesit dorëzojnë informacionin e kërkuar.

Bardhi vlerëson se një tjetër element që kërkon vëmendje është niveli i penaliteteve.

“Penalizimet në gjoba janë të larta. Ato shkojnë deri në 1 milion lekë të reja”, nënvizon ajo, duke argumentuar se masa të tilla mund të jenë të rënda për bizneset e vogla.

Transparencë apo barrë administrative?

Debati kryesor që sjell ky projektligj lidhet me ekuilibrin mes nevojës për transparencë dhe rrezikut të mbingarkimit të tregut me procedura administrative. Për autoritetet, raportimi i detyrueshëm është një instrument për të luftuar evazionin fiskal dhe për ta sjellë tregun shqiptar në të njëjtin standard me vendet europiane.

Por për operatorët e industrisë, sfida do të jetë që rregullimi të mos kthehet në një pengesë për inovacionin.

“Burokracia që vendoset a është garantuese e transparencës apo thjesht bezdisëse? Në këtë rast është thjesht bezdisëse”, argumenton Bardhi.

Me hyrjen në fuqi të këtij kuadri, Shqipëria pritet të afrohet më shumë me arkitekturën europiane të mbikëqyrjes së kripto-aseteve, por sfida do të jetë krijimi i një sistemi që siguron kontroll dhe transparencë pa frenuar zhvillimin e një industrie ende në fazat e hershme të konsolidimit. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
be Kripto-asetet Nertila Bardhi tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter