Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026

Ligji për pensionet private ndryshon sërish, hapet tregu për siguruesit e jetës, përfshihen edhe aktuarët

10:31 - Qershor 12, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Korporata firmos “fshehtas” kontratën me kompaninë e Idajet Ismailajt për 3 kullat deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

06:00 - Qershor 12, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC) ka nënshkruar së fundmi pa shumë zhurmë kontratën për zhvillimin e projektit me kulla në truallin ku aktualisht ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Dokumenti i siguruar nga Ekofin.al tregon se më 4 qershor 2026 është lidhur kontrata me shoqërinë “Motus” shpk, e cila ishte shpallur fituese në janar të këtij viti në konkursin e organizuar nga AIC dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Sipas kontratës, kompania ofron 46% të sipërfaqes së zhvillimit për Korporatën, ndërsa do të realizojë projektin multifunksional në truallin publik të “Zyber Hallullit”.

Pas kompanisë Motus qëndron sipërmarrësi Idajet Ismailaj, emri i të cilit lidhet me disa ndërtime të tjera kontroverse.  Ismailaj është po ashtu aksioner në Alb-Star, kompania e njohur për ndërtimin e stadiumit “Arena Kombëtare” dhe kullës shoqëruese, ndërsa një tjetër kompani, Finnman, sërish e lidhur me Ismailajn po ndërton resortin e Manastirit, ku zhvillimi intensiv i ndërtimit ka ngjallur debat publik për betonizimin e një prej zonave më të veçanta bregdetare.

Kontrata vjen rreth pesë muaj pasi juria e konkursit shpalli fitues projektin e studios meksikane Rojkind Arquitectos, e angazhuar nga Motus së bashku me bashkëpunëtorët Asab, Son Engineering & Construction dhe arkitektin Julian Kasharaj.

Konkursi i janarit për truallin e “Zyber Hallullit” prodhoi një rezultat të pazakontë. Pas rreth katër orësh diskutime, juria vendosi të ndajë fituesit në dy kategori, duke argumentuar se asnjë prej pesë projekteve finaliste nuk i përmbushte plotësisht të gjitha objektivat e kërkuara.

Grupi i udhëhequr nga Rojkind Arquitectos fitoi të drejtën për zhvillimin e pjesës komerciale dhe rezidenciale në truallin aktual të jetimores, ndërsa grupi i kryesuar nga Taller Hector Barroso fitoi projektimin e kampusit të ri të jetimores dhe godinave të inspektorateve që do të ndërtohen në zonën e ish-vilave gjermane.

Projekti fitues i Rojkind Arquitectos parashikon ndërtimin e tri kullave me lartësi 20, 25 dhe 35 kate, të lidhura mes tyre me ura dhe hapësira të përbashkëta. Dy prej kullave do të kenë funksion kryesisht rezidencial, ndërsa projekti parashikon edhe shfrytëzim intensiv të nëntokës për parkinge.

Thirrja e hapur nga AIC në shtator 2025 parashikonte që investitori privat të financonte ndërtimin e kampusit të ri të jetimores “Zyber Hallulli” dhe të godinave të inspektorateve shtetërore, ndërsa në këmbim do të merrte të drejtën për zhvillimin e truallit ekzistues në një kompleks kullash multifunksionale.

Në përfundim të procesit, fitues doli grupi i angazhuar nga Motus, ndërsa tashmë me nënshkrimin e kontratës projekti hyn në fazën e zbatimit. Kjo do të thotë se një tjetër truall publik në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës do t’i hapë rrugë një zhvillimi të ri me tre kulla, duke ndryshuar rrënjësisht fizionominë urbane të hyrjes së Rrugës së Elbasanit.

Nënshkrimi i kontratës është bërë pa njoftime publike apo prezantime të posaçme nga AIC, ndonëse bëhet fjalë për një projekt me ndikim të konsiderueshëm urban dhe ekonomik, që prek jo vetëm një institucion social me histori të gjatë si “Zyber Hallulli”, por edhe një nga parcelat më të lakmuara të tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet. /ekofin.al

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
aic Asab idajet ismailaj kullat Motus Resorti i Manastirit zyber hallulli
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026

Ligji për pensionet private ndryshon sërish, hapet tregu për siguruesit e jetës, përfshihen edhe aktuarët

10:31 - Qershor 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

gazetar_113:10 - Qershor 12, 20260

Banka e Shqipërisë paralajmëron se ekonomia shqiptare do të vijojë të përballet me rreziqe nga…

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026

Ligji për pensionet private ndryshon sërish, hapet tregu për siguruesit e jetës, përfshihen edhe aktuarët

10:31 - Qershor 12, 2026

Kadastra “zgjohet” për zgjedhje, regjistrimi i titujve të tokës bujqësore shënoi rekord në 2025

06:02 - Qershor 12, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:10 - Qershor 12, 2026

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

12:42 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

10:31 - Qershor 12, 2026

Ligji për pensionet private ndryshon sërish, hapet tregu për siguruesit e jetës, përfshihen edhe aktuarët

Sejko: Nafta dhe tensionet globale, rrezik për rritjen e çmimeve

13:10 - Qershor 12, 2026

Euro bie për herë të parë nën 95 lekë, sezoni turistik po ushtron presion të ri mbi monedhën europiane

12:42 - Qershor 12, 2026

Ligji për pensionet private ndryshon sërish, hapet tregu për siguruesit e jetës, përfshihen edhe aktuarët

10:31 - Qershor 12, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter