Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Komuna e Prishtinës nderon me “Çmimin e Mirënjohjes” Avni Ponarin

18:41 - Korrik 16, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sot, CEO-s së SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për kontributin në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore në qytetin e Prishtinës dhe në Kosovë, iu dha Çmimi i Mirënjohjes.

Këtë çmim nderues, zotit Ponari, ia dorëzoi përmes një pritjeje të ngrohtë kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.

Z. Rama shprehu vlerësime të larta për kontributin e z. Ponari në jetën ekonomike, qytetare dhe kulturore të Kosovës dhe përcolli nderimet e tij në emër të kryeqytetit.

Në tregun e Kosovës, SIGAL Insurance Group, e themeluar nga z. Avni Ponari në vitin 1999, hyri në tetor të vitit 2003. Asokohe nisi veprimtarinë përmes dy kompanive të sigurimit: e para në fushën e Jo jetës dhe tjetra në sigurimet e jetës.

SIGAL, prej atëherë, ka rritur praninë në tregun e sigurimeve në Kosovë dhe është pozicionuar ndër liderët e këtij sektori.

Vetëm pak vite pas hyrjes në tregun e sigurimeve të Kosovës, SIGAL u konsolidua si një nga kompanitë më të mëdha të sigurimeve, duke ruajtur në mënyrë të vazhdueshme në një mjedis konkurrues rreth 15% të vëllimit të tregut vendor.

Ky sukses ka qenë rezultat i përkushtimit ndaj cilësisë së shërbimit, menaxhimit efikas të riskut dhe përgjegjshmërisë ndaj klientit.

Rruga drejt këtij suksesi u drejtua nga vizioni dhe lidershipi i z. Ponari, i cili ka kapërcyer sfida të shumta për të krijuar një nga grupet më të avancuara të sigurimeve në rajon.

Sot, SIGAL Insurance Group numëron mbi 2000 punonjës dhe agjentë, me një rrjet prej më shumë se 1000 zyrash që operojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke ndërtuar një reputacion të fortë dhe duke fituar besimin e mijëra qytetarëve.

Një nga vlerat themelore që ka shoqëruar kompaninë që nga fillimet e saj ka qenë besueshmëria, e forcuar hap pas hapi përmes pagesave në kohë të dëmeve ndaj klientëve të saj.

Përgjatë viteve, performanca dhe angazhimi i SIGAL janë vlerësuar në nivel ndërkombëtar nga institucione prestigjioze si Business Initiative Directions, South-East Europe News, Finance Central Europe dhe të tjera. Vlerësime këto që konfirmuan reputacionin dhe integritetin profesional të kompanisë në arenën ndërkombëtare të sigurimeve.

Përveç rolit të saj ekonomik, SIGAL Kosova ka treguar një përkushtim të vazhdueshëm ndaj përgjegjësisë shoqërore, duke mbështetur projekte në sport dhe kulturë, me fokus të veçantë në basketbollin dhe kinematografinë kosovare.

Mbështetja e ekipit të basketbollit SIGAL Prishtina, i cili ka fituar një numër të konsiderueshëm titujsh kombëtarë dhe rajonalë, është dëshmi e angazhimit të kompanisë për të kontribuar në zhvillimin e talenteve të reja dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu, SIGAL ka qenë për një periudhë të caktuar edhe sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke dhënë kontribut në zhvillimin e futbollit vendor dhe përkrahjen e sportit në përgjithësi në vend.

Për të gjitha këto kontribute, Komuna e Prishtinës vendosi ta vlerësojë sot z. Ponari me çmimin e Mirënjohjes duke lënë hapur një herë e përgjithmonë mundësinë e forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit të frytshëm.

Ekofin Media
Ekofin Media
avni ponari çmimi mirënjohje përjetimet Prishtina SIGAL INSURANCE GROUP sigurimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Ngadalësohet rritja e çmimit të karburanteve në vendet e Bashkimit Evropian në qershor

12:21 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

gazetar_112:25 - Korrik 22, 20260

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013…

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

12:17 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:21 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter