Kodi Ndërkombëtar i Etikës për Profesionistët Kontabël ngarkon audituesit të raportojnë parregullsitë gjatë veprimtarisë së tyre profesionale si dhe trajton rastet e ndarjes së informacionit pa autorizim me instanca më të larta.
Audituesit në rastet kur përballen me shkeljen e ligjit, keqinformim të qëllimshëm në pasqyrat financiare; apo parregullsi të brendshme që mund të dëmtojnë palë të treta ose interesin publik duhet të vlerësojnë nëse çështja përbën një rrezik për interesin publik; natyrën dhe rëndësinë e veprimit apo neglizhencë si dhe nëse problemet janë trajtuar përbrenda organizatës dhe nëse masat janë të mjaftueshme.
Një rol të veçantë kanë punonjësit senior. Një profesionist kontabël senior pritet të zbatojë njohuritë, gjykimin profesional dhe ekspertizën, por nuk pritet të ketë një nivel të njohjes dhe kuptimin të ligjeve përtej asaj që kërkohet për rolin e tij brenda organizatës punëdhënëse, pasi kjo është një çështje për gjykatën.
Megjithatë, në varësi të natyrës dhe rëndësisë së çështjes, profesionisti kontabël senior mund të marrë disa hapa të përshtatshme për të bërë të mundur që çështja të investigohet së brendshmi, duke ruajtur konfidencialitetin dhe më vonë të adresohet te instanca më të larta.
Përcaktimi nëse çështja duhet të paraqitet te një autoritet i përshtashëm varet nga natyra dhe shtrirja e dëmit faktik të mundshëm që është shkaktuar ose që mund të shkaktohet nga kjo çëshje ndaj investitorëve, kreditorëve, punonjëve dhe publikut në përgjithësi.
Profesionist senior mund të arrijë në këtë përfundim nëse organizata punëdhënëse është e angazhuar në ryshfet, për shembull zyrtarë të qeverisë lokale dhe të huaj, për qëllime të sigurimit të kontratave të mëdha; organizata është entitet i rregulluar dhe çështja është e një rëndësie të tillë sa të kërcënojë licencën e sa për të operuar; organizata është e listuar në bursën e letrave me vlerë dhe çëshja mund të rezultojë në pasoja negative për tregun e drejtë dhe të rregulluar ose të përbëjë rrezik sistematike për tregjet financiare; do të shiste produkte të cilat janë të dëmshme për shëndetin ose sigurinë publike apo u promovon klientëve të saj një skemë për t’i asistuar ata në shmangien e taksave.
Përcaktimi nëse duhet bërë kjo paraqitje do të varet gjithashtu nga faktorë të jashtëm të tillë si: fakti nëse ka një autoritet të përshtatshëm që është në gjendje të marrë informacion dhe të bëjë që çështja të investigohet dhe të ndërmerren veprimet e duhura. Autoriteti i përshtatshëm do të varet nga natyra e çështjes, për shembull një rregullator i letrave me vlerë në rastin e një raportimi financiar mashtrues ose një agjent i mbrojtjes së mjedisit, në rastin e një shkeljeje të ligjeve dhe rregullave mjedisore.
Gjithashtu do të duhej të mbahej në konsideratë fakti nëse ekziston mbrojtje e fuqishme dhe e besueshme nga përgjegjësia civile, kriminale ose profesionale, e mbuluar nga legjislacioni dhe rregulloret, siç janë legjislacioni ose rregulloret për paralajmërimin apo fakti nëse ka kërcënime faktike ose potenciale ndaj sigurisë fizike të profesionistit kontabël ose individëve të tjerë. /ekofin.al
