Kategoria: Kryesore
Plastika përbën rreth 90% të mbetjeve detare përgjatë bregdetit shqiptar, ndërsa lumenjtë Buna dhe Drini identifikohen si burime të rëndësishme të prurjeve të këtyre mbetjeve drejt detit. Kjo është gjetja që rezulton nga monitorimi i zhvilluar në kuadër të projektit TETHYS4ADRION dhe është përfshirë në raportin e fundit të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit për zbatimin
Rreth 70% e eksporteve shqiptare të mallrave shkojnë drejt Bashkimit Evropian, duke e bërë Shqipërinë një nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor më të lidhura me tregun evropian. Por lidhja është shumë më e dobët në sektorin bankar: vetëm rreth 40% e aktiveve të sistemit bankar shqiptar kontrollohen nga banka me seli në BE, niveli më
Kodi Doganor pritet t’i nënshtrohet një rishikimi të gjerë, që prek procedurat e bizneseve në dogana, mënyrën e ankimit ndaj vendimeve, garancitë, kamatëvonesat, kursin e këmbimit, sanksionet dhe përdorimin e sistemeve elektronike. Projektligji me ndryshimet në ligjin nr.102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i hedhur për konsultim publik, synon përafrimin e plotë të legjislacionit
Të ardhurat e buxhetit në tetë muajt e parë të vitit 2026 kanë kaluar nivelin e planifikuar, ndërsa rritja vjetore e arkëtimeve është ndjeshëm më e lartë se ajo e shpenzimeve. Sipas performancës paraprake të treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale arritën në 557.6 miliardë lekë, duke realizuar 100.1% të planit për periudhën janar-gusht.
Qarkullimi në superstradën Tiranë–Durrës do të kufizohet përkohësisht gjatë dy netëve, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), kufizimet lidhen me montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit dhe do të realizohen në zbatim të Planit të Menaxhimit të Trafikut. Sonte, më
Vetëm rreth 4 në 10 agjentë imobiliarë që operojnë realisht në treg vlerësohen si plotësisht të formalizuar, ndërsa rreth 3 në 10 konsiderohen pjesërisht të formalizuar dhe po aq veprojnë në mënyrë informale. Të dhënat vijnë nga Vrojtimi Bazë i Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme 2026, matja e parë sistematike kombëtare e profesionit, e prezantuar
Bizneset shqiptare po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë për të shitur, menaxhuar aktivitetin dhe komunikuar me klientët. Të dhënat e INSTAT për vitin 2026 tregojnë rritje në pothuajse të gjithë treguesit kryesorë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ndërmarrje. Sipas publikimit të INSTAT, 99.5% e ndërmarrjeve me 10 e më shumë të punësuar
Mbi 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje, ndërsa 150 apartamente të ndërtuara presin përfundimin e procedurave për shpërndarje. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, kërkon ndërhyrje financiare nga buxheti i qeverisë qendrore. Përfundimi i rindërtimit në Kombinat është vendosur si prioritet për ndërhyrje të përshpejtuar institucionale, pas shtatë vitesh pritje nga familjet e prekura
Të ardhurat nga tatimi mbi pagat në sektorin e ndërtimit janë rritur me 49% në qershor 2026 krahasuar me qershorin 2025, ndërsa numri i punonjësve të deklaruar është shtuar vetëm me 3%. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se ndryshimi më i fortë gjatë një viti nuk ka ardhur vetëm
Tirana rezulton me një nga raportet më të pafavorshme mes kostos dhe cilësisë së jetës në një krahasim të ri të 100 qyteteve në botë. Në këtë renditje, kryeqyteti shqiptar rezulton në vend të katërt nga fundi. Konkretisht, ai rezulton në përqindjen e 6-të për cilësinë e jetës, ndërsa për koston e jetesës arrin në