Kategoria: Kryesore

Shqipëria do të përfitojë rreth 90 milionë euro hua dhe 24 milionë euro grant në kuadër të tre marrëveshjeve të reja qeveritare të nënshkruara me qeverinë gjermane dhe bankën zhvillimore KfW. Fondet do të financojnë projekte strategjike në sektorin e energjisë dhe në rehabilitimin e konvikteve të Qytetit Studenti, me synimin për të rritur efiçencën

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë deklarojnë se, pas skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe mungesës së ndërhyrjes nga Kuvendi, vendimi për mënyrën e përllogaritjes së pagave të magjistratëve është tashmë drejtpërdrejt i zbatueshëm. Në një deklaratë të përbashkët të publikuar këtë të

Një vit pas inaugurimit me shumë bujë të instalacionit “Tirana Moons” në sheshin “Nënë Tereza”, një nga projektet më të promovuara të Bashkisë Tiranë për krijimin e hapësirave publike dhe nxitjen e leximit, gjendja aktuale e kësaj vepre, hap një debat të rëndësishëm mbi mënyrën se si administrohen investimet publike në kryeqytet. Problematika është ngritur

Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri, duke lënë pas sistemin e drejtësisë, administratën publike dhe qeverinë qendrore. Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar, 36% e të anketuarve e përmendën shëndetësinë kur u pyetën se në cilat nivele ose sektorë korrupsioni ishte më i përhapur.

Më shumë se një në katër fëmijë në Shqipëri ishte në rrezik varfërie monetare në vitin 2024, ndërsa 44.1% rrezikonin varfërinë ose përjashtimin social. Megjithëse fëmijët mbeten grupmosha më e prekur, shpenzimet për mbrojtjen sociale përbënin vetëm rreth 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të njëjtën peshë si në vitin 2013. Sipas raportit të auditimit

Transporti dhe industria përpunuese janë sektorët që marrin shtysën më të fortë nga investimet publike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ndikimi në arsim është praktikisht zero dhe lidhja me aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike rezulton negative. Gjetjet tregojnë se kapitali publik në rajon mbështet kryesisht infrastrukturën fizike, prodhimin dhe administratën, por krijon shumë më pak efekt

Mbi 5 miliardë euro po qarkullojnë jashtë sistemit bankar, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në ekonomi. Banka e Shqipërisë thotë se në dekadën e fundit paraja cash është më shumë se dyfishuar. Pagesa me lekë në dorë vijon të jetë zgjedhja e parë për shqiptarët, pavarësisht se vitet e fundit janë shtuar edhe