Kategoria: Ekonomi
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në 19 prill 2024. Perspektiva “pozitive” pasqyron mundësinë e një skenari më të mirë fiskal sesa pritej, i cili mund të rezultojë në një përmirësim të qëndrueshëm të forcës fiskale të Shqipërisë.
Standardet e kreditimit u lehtësuan për bizneset e vogla e të mesme, që përbëjnë dhe segmentin me numrin më të madh të sipërmarrjeve, bën të ditur Banka e Shqipërisë në Raportin e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues. Sipas Bankës së Shqipërisë, “nuk ka ndryshim të standardeve në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli zhvilloi një vizitë në portin e Porto Romanos. Gazheli bëri të ditur se volumet e përpunuara për muajin prill, priten të arrijnë në 270 mijë tonë kargo të ngurta dhe në 120 mijë tonë hidrokarbure. Kreu i Doganave nënvizon se “rritja me 35% e kapaciteteve përpunuese në harkun
Në mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington u vlerësuan politikat e ndjekura nga autoritetet shqiptare, teksa ofruan edhe mbështetje dhe financim për vijimin e reformave . Shqipëria u përfaqësua në këto takime nga një delegacion i përbashkët i përbërë nga ministri i Financave, Ervin
Ministri i Financave Ervin Mete nënshkroi me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”. Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (dete, lumenj) në zonën
Ministri i Financave, Ervin Mete në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se, “Shqipëria në këto 5 vitet e fundit vlerësohet se ka pasur rritjen ekonomike më të lartë në Rajon”. “Shqipëria edhe në raportet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ka rezultuar si një nga ekonomitë më rezistente në Rajon, duke pasur
Ministri i Financave, Ervin Mete po merr pjesë në Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Mete tha se “Takimet e Pranverës të Bankës Botërore dhe FMN-së, janë takime të përvitshme
Inflacioni shënoi një rënie tjetër përgjatëmuajit mars, duke e forcuar besimin se rritja e çmimeve në ekonomi, po kthehet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë në muajin mars zbriti në 2.73%, nga 2.91% që kishte qenë në muajin shkurt, duke shënuar rënie për të dytin vit me radhë. Inflacioni
Ministri i Financave, Ervin Mete si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takuan me me Zv.presidenten e Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani dhe ekipin e saj. Mete dhe Sejko ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Grupin e Bankës Botërore. Mete dhe Sejko
Ministri i Financave, Ervin Mete si dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u takuan me shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber dhe ekipin e saj. Mete dhe Sejko ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në takimet e Pranverës me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Grupin e Bankës Botërore në Uashington.