Kategoria: Ekonomi

Bizneset dhe qytetarët po vijojnë të orientohen në marrjen e huave në monedhën lek. Sipas raportit të Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë edhe gjatë këtij viti vihet re një ndryshim i tendencës së kredive që jepen në lekë duke tejkaluar ato në valutë, kryesisht në euro. Portofoli i kredive sipas monedhës, evidenton se kredia në

Me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, përfitues janë edhe psikologët e shkollave. Pagat e psikologëve dhe punonjësve social në shkolla do të rriten, duke e çuar pagën mesatare mbi 900 euro në muaj për këtë kategori. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim

Vitet e fundit është rritur numri i udhëtimeve që qytetarët kryejnë me automjetet e tyre jashtë vendit gjë që ka sjellë edhe rritjen e sigurimit të automjeteve me targa shqiptare. Kemi një shtim prej 21.71% të numrit të kontratave krahasuar me periudhën janar-maj 2023. Si pasojë e flukseve të shtuara të shtetasve që përdorin makinën e

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47 % të këtyre banesave, ndërsa 39.9 % e tyre janë pallate.Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara, 8.1 % dhe shtëpi në rend tarracor 5 %. Në cens u mblodh informacion mbi numrin e banesave të zakonshme dhe karakteristikat e

Treguesi i ndjesisë ekonomike ka regjistruar rënie me 2.6 pikë në muajin qershor. Rënia u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorin e tregtisë, të shërbimeve dhe të ndërtimit. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe besimit të konsumatorit. Treguesi i besimit në tregti regjistroi

Gjatë vitit 2023, 215 të mitur nisën një punë të përkohshme, sipas shifrave të Inspektoratit të Punës. Sektori i turizmit është punëdhënësi më i madh për këtë kategori, duke punësuar 152 fëmijë në vitin e shkuar. Trendi i punësimit të të miturve në bizneset turistike po vijon edhe gjatë këtij sezoni veror, edhe si një

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për përmirësimin e peizazhit dhe infrastrukturës lidhëse për Parkun Ligatinor në hyrje të Liqenit të Shkodrës, me qëllim rritjen e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkun verior. Sipas BERZH, zona ku do shtrihet projekti është shumë pak e populluar, teksa pjesa natyrore zë përqindjen më

U hap dje për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, prej 21 kilometrash, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda