Kategoria: Ekonomi

Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien ditë pas dite këtë javë, duke vendosur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 99.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Prej datës 12 gusht euro ra për herë të parë poshtë kufirit

Depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur një trend të qëndrueshëm rritës gjatë vitit të fundit, duke reflektuar besimin e qytetarëve në stabilitetin ekonomik të vendit dhe performancën pozitive të sektorit bankar. Të dhënat e fundit për korrikun tregojnë se depozitat totale kanë arritur në 1.31 trilionë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 6.8% krahasuar

Afro 7 për qind e energjisë neto në vend gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është prodhuar nga fotovoltaikët. Ndonëse ende një shifër e ulët në raport me totalin e energjisë që prodhohet në vendin tonë, kjo shifër është 5-fish më e madhe se sasia e energjisë së prodhuar nga dielli për të njëjtën

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, që dërgohet me misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit. Vendimi i zbardhur jep detaje për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura për vitet 2024, 2025 dhe 2026. Sigurimi i jetës bëhet sipas kontratës që

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik. Po ashtu,

Rritja e konsumit në vend dhe e kërkesës për mallra duke sjellë një ecuri pozitive në të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ka bërë që qeveria të tregohet edhe më “dorëlëshuar” në raport me rimbursimin e TVSH-së për bizneset. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se vetëm për periudhën