Kategoria: Ekonomi
Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson u nderuan me çmimin Nobel në ekonomi për kërkimin që demonstron “rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”. Komiteti i Nobelit vlerësoi treshen për shpjegimin pse “shoqëritë me një sundim të dobët të ligjit dhe institucionet që shfrytëzojnë popullsinë nuk gjenerojnë rritje ose ndryshim për
Qeveria mori vendimin për indeksimin me 4.1% të pensioneve, skemë nga e cila do të përfitojnë 791 mijë pensionistë. Vendimi hyri në fuqi në datën 1 tetor dhe synimi kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten
Shqipëria do të marrë një tjetër eurobond në vitin 2025, me vlerë 600 milionë euro. Ministria e Financave ka nisur procedurat për një firme ligjore të specializuar në dhënien e konsulencës për emetimin e Eurobond-it të shtatë, me ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë. Në
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi për ecuri pozitive në mbledhjen e të ardhurave falë mirëadministrimit tatimor. Sipas DPT-së, gjatë 9-mujorit të këtij viti të ardhurat u realizuan në masën 30.4 miliardë lekë, një rritje prej 15.1 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me rritje 33.1% krahasuar
Vizita e Presidentit Erdogan në Shqipëri vjen në një nga momentet më të mira sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të këtij viti, investimet turke zënë afro 20% të totalit prej rreth 750 milionë eurosh. Turqia vijon të jetë një partner i
Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s miratoi 9 marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik. Këto marrëveshje premtojnë përfitime konkrete – duke thjeshtuar operacionet e biznesit, krijuar mundësi të reja pune dhe forcuar mbrojtjen e konsumatorëve. Vetëm disa ditë para përvjetorit të 10-të të Procesit të Berlinit, CEFTA po bën një hap
Bankat tregtare në vend refuzuan rreth 25% të aplikimeve për kredi, në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në 6-mujorin e parë 2024 u regjistruan 72.418 aplikime për kredi pranë 11 bankave tregtare, nga të cilat 91% (ose 65,729 aplikime) i përkasin individëve dhe pjesa tjetër janë nga
Një studim i kryer nga Shoqata e Mikrofinancës në Shqipëri ka analizuar kërkesën për kredi konsumatore, duke ofruar njohuri mbi sjelljen financiare dhe sfidat me të cilat përballen individët. Anketa, e zhvilluar në muajin shtator, mblodhi të dhëna nga rreth 900 pjesëmarrës, me një marzh gabimi prej 3.5% dhe një nivel konfidencialiteti prej 97%. Qëllimi
Administrata tatimore do të aplikojë kritere të reja risku që synojnë të evidentojnë shmangien e deklarimit dhe pagesës së TVSH nga bizneset në disa sektorë. Kriteret do të marrin për bazë disa elementë të ndryshëm, si numër i lartë punonjësish, blerje mbi kufirin e TVSH-së, qarkullim të deklaruar në mënyrë të vijueshme në kufi të
Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin shtator ka arritur në 117.5, duke shënuar një ndryshim vjetor prej 1.9%. Kjo përfaqëson një rënie në krahasim me vitin e kaluar, kur ndryshimi ishte 4.1%. Ndryshimi mujor nga gushti është 0.6%, duke reflektuar një rritje të moderuar në çmime.