Kategoria: Ekonomi
Stoku i detyrimeve të prapambetura nga ndërmarrjet e ujësjellës – kanalizimeve ndaj OSHEE Group vijoi rritjen edhe gjatë muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave rezulton se deri në fund të majit 2205, ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve e kanë rritur borxhin në 33.3 miliardë lekë, nga 32.6 që rezultonte
Shqipëria po përballet me një ngadalësim të ndjeshëm në sektorin e prodhimit, i cili reflektohet drejtpërdrejt në të ardhurat fiskale të vendit për pesëmujorin e parë të vitit 2025. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se TVSH në prodhim dhe tatim fitimi kanë shënuar rënie. Referuar të dhënave të Administratës Tatimore nga fiskalizimi, qarkullimi
Shqipëria ka regjistruar ndryshime të dukshme në marrëdhëniet tregtare me partnerët kryesorë ndërkombëtarë gjatë muajit Korrik dhe shtatëmujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, Kosova dhe Kina kanë qenë ndër vendet me ndikimin më të madh në prurjet dhe daljet tregtare të mallrave nga vendi, ndërsa Italia dhe Maqedonia
Eksportet shqiptare kanë shënuar një rritje në muajin Korrik 2025, ndërsa importet kanë pësuar rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë gjithashtu një ngushtim të deficitit tregtar si në bazë mujore ashtu edhe në atë shtatëmujore. Në Korrik 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën
Inflacioni në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, duke reflektuar presionet e brendshme nga çmimet e ushqimeve dhe qirave. Ndërsa inflacioni i importuar mbetet i ulët, kërkesa e brendshme dhe kostot e jetesës po ushtrojnë ndikimin kryesor në formimin e inflacionit total, duke e afruar atë drejt objektivit prej 3%
Pas nismës së planifikuar për realizimin e Censusit të Bujqësisë, qeveria shqiptare po hap një kapitull të ri për modernizimin e këtij sektori përmes integrimit të inteligjencës artificiale (IA). Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po zbaton një projekt pilot që e pozicionon Shqipërinë ndër tre vendet e para
Aleanca e Profesionistëve të Lirë ka dorëzuar propozimet e saj në kuadër të procesit të konsultimit publik për reformimin e tatimit mbi pasuritë e paluajtshme, duke u bazuar në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe vendeve të OECD-së. Qëllimi kryesor, sipas Aleancës, është ndërtimi i një sistemi tatimor që mbron shtresat e mesme
Mjedisi ekonomik ndërkombëtar mbetet i brishtë, i ndikuar nga konfliktet gjeopolitike dhe paqartësia mbi politikat tregtare. Megjithëse tarifat tregtare pritet të jenë më të ulëta se parashikimet fillestare dhe tregjet financiare kanë treguar njëfarë stabiliteti, rritja globale parashikohet të ngadalësohet. Ekonomia evropiane, sipas të dhënave të fundit, u rrit me 1.3% në tremujorin e parë
Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion, por hetimet e SPAK-ut nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete. Brukseli këmbëngul që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, duke theksuar se paratë europiane duhet të mbrohen siç duhet. Ministria e Bujqësisë deklaron se po punon
Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri ka shënuar një kthesë pozitive gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, pas disa periudhash me bilanc negativ. Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, vendi regjistroi 48 lindje më shumë se vdekje, me një total prej 4.982 lindjesh dhe 4.934 vdekjesh. Megjithatë, ky përmirësim vjen në një sfond ku