Kategoria: Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj prezantoi sot pasqyrën më të fundit mbi performancën ekonomike të vendit, në konferencën me temë “Stabilitet dhe Zhvillim përmes Ekonomisë dhe Inovacionit”. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se ekonomia shqiptare po njeh një rritje të qëndrueshme, e mbështetur nga rritja e konsumit të familjeve dhe e investimeve.

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto, në terma realë, është rritur me 3,51% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kontributin më të madh në këtë rritje e ka dhënë sektori i

Tirana do të mirëpresë në 13 dhe 14 tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Europian. Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që rritja ekonomike për Shqipërinë do të jetë 3.5% për këtë vit, duke mbajtur kështu të pandryshuar parashikimin e mëparshëm. Sipas BERZH-it, aspekt pozitiv në parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë është procesi i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian. “Pritet që rritja reale e PBB-së të jetë

Raiffeisen Bank International (RBI) dhe Raiffeisen Bank Shqipëri, në partneritet me Korporatën Shqiptare të Investimeve, organizuan me sukses forumin “Shqipëria: Horizont i Ri”. Qëllimi i këtij forumi me dy pjesë ishte të prezantonte dhe promovonte Shqipërinë si një destinacion strategjik për investime dhe si një qendër rajonale për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe bashkëpunim përtej

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM), e cila përpilohet çdo vit mbi bazën e Listës së Produkteve Industriale të BE-së dhe mbulon ndërmarrjet e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese në vend. Qëllimi i vrojtimit është të japë informacion të detajuar mbi prodhimin dhe shitjet e produkteve kryesore industriale,

Ministria e Financave ka nxjerrë Udhëzimin Nr. 22, datë 15 shtator 2025, që përcakton metodologjinë e përgatitjes së studimit të plotë dhe të thjeshtuar të fizibilitetit për projektet e investimeve publike. Ky dokument është një hap i rëndësishëm për të garantuar transparencë, cilësi dhe standarde të qarta në procesin e planifikimit të projekteve me financim

Shqipëria synon të pozicionohet si një lider rajonal në prodhimin dhe eksportin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, përmes një strategjie ambicioze zhvillimi në sektorin energjetik. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se gjatë 4 viteve në vijim, vendi do të shtojë kapacitetet e prodhimit nga

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të shfaqë tendenca të qëndrueshme, pavarësisht sfidave në ekonomi dhe kostove të ndërtimit. Sipas vrojtimit të posaçëm të Bankës së Shqipërisë, çmimet e banesave rezidenciale u rritën me 14.6% në gjashtëmujorin e fundit, ndërsa krahasuar me një vit më parë indeksi Fisher i çmimit të banesave shënoi