Kategoria: Aktualitet
“Më datën 28 Qershor, INSTAT ka parashikuar të publikojë të dhënat Censit2023 për popullsinë dhe banesat. Të dhëna të cilat do të japin një panoramë të qartë se ku ndodhet vendi aktualisht, duke qenë se Censi i fundit është ndërmarrë në vitin 2011. Sipas INSTAT vetëm një përqindje e vogël popullsie ka mbetur pa regjistruar”.
Zyra e Rikuperimit të Pasurive do të ngrihet si strukturë e posaçme qendrore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kjo zyrë do të gjurmojë të gjitha pasuritë e luajtshme apo të paluajtshme të grupeve kriminale, të cilat mund t’i nënshtrohen sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente. Ministria e Brendshme ka publikuar për konsultim
Këshilli i Ministrave ka autorizuar Autoritetin Portual Durrës për të negociuar drejtpërdrejt dhe për të lidhur marrëveshje konsulence me subjektin ndërkombëtar “Royal Haskoning DHV”. Sipas vendimit të qeverisë, negocimi do të kryhet për proceset e konkurrimit, kontraktimit, ndërtimit dhe mbikëqyrjes së portit të ri të integruar të Durrësit në Porto Romano. Po ashtu, specifikohet se
Rritja e gjobave me 30% për bizneset dhe individët që ndotin mjedisin, duhet të shoqërohet me forcimin e kapaciteteve administrative për menaxhimin e tyre. Ky ishte fokusi i mbledhjes më të fundit të Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku u diskutuan dy projektligjet lidhur me mbrojtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Brenda një periudhe një vjeçare, Banka Qendrore duhet të plotësojë 18 rekomandime të përcaktuara nga Kuvendi. Është miratuar nga anëtarët e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, draft-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2023. Gjatë fjalës së saj, deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, listoi të gjitha rekomandimet lidhur me
Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet. Kanë mbetur detajet e fundit të kësaj vepre, ku krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore, të cilat do të jenë pa pagesë për të
Vetëm 34 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të mbledhjes së të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 27 bashkitë e mbetura kanë pasur një performancë negative në këtë drejtim. Referuar raportit vjetor të hartuar nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë , të ardhurat e pushtetit vendor nga
Yield-et e bonove të thesarit 12-mujore pësuan një tjetër rënie në ankandin e kësaj jave, duke iu afruar më shumë se kurrë normës bazë të interesit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar zbriti në 3.28%, nga 3.32% që që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga 7.5 miliardë lekë që ishte shuma e
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se 30 punononjës të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve të varësisë do të përfitojnë kredi me interes zero për blerje banese. Denaj e cilësoi një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të bujqësisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së
Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë faza III, po vijon puna për formimin e trupit të rrugës në të gjithë gjatësinë e projektit. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bëri të ditur se, paralelisht vazhdon puna për ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit dhe ndërtimin e veprave të artit (tombino, mure mbajtëse, mbrojtje lumore etj.)