Kategoria: Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), njoftoi sot fluturimin e parë që lidh Tiranën me Maltën, duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e vazhdueshëm të destinacioneve direkte për pasagjerët. Fluturimi u krye nga kompania Wizz Air, një nga kompanitë kryesore partnere të TIA-s. Fluturimi i parë u përurua në TIA me një ceremoni të

Autoriteti Portual Durrës informoi sot se për shkak të kushteve të motit në detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona dhe mbërrin në Portin e Durrësit ditën e nesërme. Autoriteti Portual

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë. Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding

Prej datës 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës pezullohet përkohësisht. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve do t’i nënshtrohen procedurave të zakonshme të regjistrimit, por me një proces të përshpejtuar, për të shmangur pritjet e gjata të shkaktuara nga fluksi

Presidenti i Republikës dekretoi sot datën 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetar të bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për

Një tjetër ngarkesë me produkte bujqësore nga Shqipëria është refuzuar nga autoritetet e Bashkimit Europian. Rreth 8 tonë speca djegës të kuq nga Divjaka janë bllokuar sot në Kroaci, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e tre preparateve bujqësore të ndaluara. Ky rast i fundit hedh edhe një herë dritë mbi problemin e përsëritur të sigurisë

Ministri i Drejtësisë dhe Ministri i Financave, me Udhëzimin e Përbashkët nr. 4, datë 15.7.2025, i cili hyri në fuqi më 30 shtator me botimin në Fletore Zyrtare, kanë përcaktuar nivelin minimal dhe maksimal të tarifës së suksesit që paguhet për veprimet përmbarimore. Tarifa caktohet përmes një marrëveshjeje mes kreditorit dhe përmbaruesit shtetëror dhe varion