Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kapital dhe “certifikim” britanik, Ambasadori Abbott takon CEO-n e Jet Bank

17:29 - Maj 8, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vizita e ambasadorit britanik në Shqipëri, Nick Abbott, pranë drejtuesve të Jet Bank ka rikthyer në vëmendje projektin e bankës së parë plotësisht digjitale në vend, një iniciativë që po ndiqet me interes jo vetëm nga tregu financiar, por tashmë edhe nga politika dhe institucionet.

Në një njoftim të publikuar nga Ambasada Britanike në Tiranë, bëhet e ditur se ambasadori Abbott zhvilloi një takim me Fatbardha Rinon, drejtoreshë ekzekutive e Jet Bank, bankës së parë plotësisht digjitale në Shqipëri, e ndërtuar me kapital britanik. Sipas ambasadës, gjatë takimit u diskutua mbi rrugëtimin e bankës, që nga fazat e para të krijimit deri te sfidat e hyrjes në tregun bankar shqiptar me një koncept inovativ.

Ambasada Britanike e konsideroi këtë takim si reflektim të marrëdhënieve të forta mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, si edhe të angazhimit të përbashkët për mbështetjen e ideve të reja dhe rritjes ekonomike në rajon.

Jet Bank ka hyrë së fundmi edhe në qendër të debatit publik dhe politik në vend. Vetëm një ditë më parë, banka u përmend edhe gjatë seancës plenare në Kuvend, ku pati diskutime në nivel politik.

Jet Bank mori licencën nga Banka e Shqipërisë më 25 mars 2026, duke shënuar një moment të rëndësishëm për sektorin bankar në vend. Pas licencimit, banka ka hyrë tashmë në një fazë testimi paraprak, gjatë së cilës platforma do të jetë e aksesueshme për një grup të përzgjedhur përdoruesish.

Kjo fazë synon të mbledhë reagime mbi përvojën e përdoruesit, funksionalitetet dhe performancën e sistemit, përpara se banka të bëhet plotësisht operacionale për publikun e gjerë. Paralelisht, produktet dhe shërbimet do të ndërtohen gradualisht, mbi bazën e kërkesave dhe feedback-ut të klientëve, me synimin që çdo produkt të adresojë nevoja konkrete të tregut.

Jet Bank prezantohet si banka e parë 100% digjitale në Shqipëri, duke synuar të sjellë një standard të ri në mënyrën e ofrimit të shërbimeve financiare. Modeli i saj mbështetet te teknologjia dhe automatizimi i proceseve, pa degë fizike tradicionale, në një kohë kur sektori bankar po përjeton transformime të shpejta edhe në tregjet ndërkombëtare.

Hyrja e një banke tërësisht digjitale në tregun shqiptar shihet si një test i rëndësishëm për gatishmërinë e konsumatorëve dhe të vetë sistemit financiar për t’u përshtatur me modelet e reja të bankimit, ku shpejtësia, aksesi online dhe kostot më të ulëta operacionale konsiderohen avantazhet kryesore. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ambasadori britanik certifikim JetBank Nick Abbott produkti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Posta Shqiptare hyn në tregun e sigurimeve, licencohet nga AMF si agjent për Sigal dhe Albsig

11:55 - Korrik 23, 2026

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

10:44 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter