Japonia po ndërmerr një sërë masash për të zgjeruar tregun e brendshëm të prodhimit të baterive të makinave elektrike, si dhe të konkurrojë industrinë e tyre botërore.
Në kuadër të kësaj nisme, qeveria e Japonisë do të mbështesë me deri 2.4 miliardë dollarë 12 projektet që do të bëjnë bashkë Toyota Motor, Nissan Motor, si dhe projektet e përbashkëta të Panasonic Holdings me Subaru dhe Mazda Motor, nga 1 miliard dollarë subvencione që kishte premtuar qershorin e kaluar për prodhimin e baterive.
Masat do të ndihmojnë në zgjerimin e kapacitetit vjetor të prodhimit të baterive në vend me rreth 50%, në 120 gigavat-orë (GWh), nga 80 GWh që është aktualisht.
Toyota do të investojë një total prej rreth 245 miliardë jenësh me filialet e saj të baterive “Prime Planet Energy & Solutions” dhe “Primearth EV Energy” për të rritur kapacitetin e prodhimit për bateritë në gjendje të ngurtë dhe prizmatike me 9 GWh dhe do të nisë furnizimin me bateri në nëntor të vitit 2026.
Ndërsa burimet nga Panasonic Energy konfirmuan se do të furnizojnë komaninë Subaru me bateri të këtij lloji nga një fabrikë në prefekturën Osaka nga viti 2027, një investim total prej 463 miliardë jenësh.
