Iute rissjell Jaanipäev, dita estoneze e verës në Shqipëri!
Për vendin nordik të Estonisë, vera nis në fund të qershorit. Pikërisht në këtë kohë dita shtrihet më shumë drejt natës dhe natyra fillon e çel. Jaanipäev është një nga festat më të vjetra estoneze dhe kompania estoneze Fintech Iute ka vendosur ta sjellë këtë traditë në Shqipëri.
Fundjava e 24 qershorit, nga ora 9 e mëngjesit deri në 12 të natës, ishte e mbushur plot argëtim, me organizimin e Iute te fushat e tenisit në Parkun e Liqenit Artificial.
Në këtë festë të mrekullueshme kishte shumë argëtim për familjet, por edhe aktivitete të ndryshme për të gjithë të pranishmit.
Për të bërë festën më të veçantë, Iute kishte ftuar disa DJ të njohur shqiptarë, të cilët ofruan muzikë gjatë gjithë ditës. Truman, Floross, Hektor Jubani, Meke, dhe ChrisV ishin disa prej emrave të famshëm të skenës muzikore shqiptare që argëtuan kalimtarët dhe të pranishmit me tingujt e muzikës më të mirë.
Përveç muzikës, partnerët e Iute zbuluan disa surpriza për të gjithë pjesëmarrësit. Për më tepër, u zhvilluan aktivitete të veçanta, duke përfshirë konkurse dhe dhurata të çmuara për fituesit. Festa shërbeu edhe si një mundësi fantastike për të përfituar nga promovimet, ofertat dhe dhuratat në dispozicion.
Iute e organizoi këtë event për të dytin vit rradhazi, duke servirur përbërës të kulturës estoneze në Tiranë.
