Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

iute merr licensë në BE

22:06 - Janar 9, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

IutePay Bulgaria, pjesë e grupit iute, ka marrë licencën e Institucionit të Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qëndrore Bullgare. Kjo arritje i jep mundësi kompanisë të zgjerojë shërbimet e saj të pagesave në të gjithë Bashkimin Evropian.

CEO i grupit iute, Tarmo Sild,  u shpreh se kjo licencë është një hap i rëndësishëm në strategjinë e kompanisë për t’u bërë ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të pagesave. “Licenca EMI e nivelit evropian na lejon të operojmë në të gjitha tregjet e BE-së, duke ofruar zgjidhje pagesash të shpejta, të thjeshta dhe të përshtatura për klientët,” tha ai.

Iute ofron shërbime pagesash, kredie dhe ndërmjetësimi për sigurime në vendet e Ballkanit dhe Moldavi. Në Shqipëri, shërbimet e pagesave ofrohen përmes një licence të parasë elektronike të marrë në vitin 2022, ndërsa në Moldavi, përveç iute Moldova, shërbime bankare ofrohen edhe përmes Energbank.

CEO i iutePay Bulgaria, Elmaz Ismail, theksoi se kjo licencë sjell mundësi të reja për klientët në Bullgari. “Klientët do të kenë mundësi të hapin llogari pagese që mund të përdoren për depozitime pagash, transferime të menjëhershme, pagesa faturash ose këste kredish,” tha Ismail.

“Synimi ynë është të mbështesim jo vetëm pagesat e përditshme të klientëve bullgarë, por edhe të bëhemi qendra kryesore për të gjitha transaksionet në euro,” shtoi ajo. “Gjithashtu, duam t’u mundësojmë klientëve dhe filialeve të tjera të iute akses në pagesa të menjëhershme në euro, pavarësisht nëse vendet e tyre janë pjesë e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme apo jo.”

IutePay Bulgaria planifikon të lançojë shërbime të reja për klientët në vitin 2025, pasi të përfundojnë përgatitjet dhe zhvillimet e nevojshme.

Grupi Iute është një kompani fintech e themeluar në Estoni në vitin 2008. Ajo është e specializuar në financat për individë, shërbime pagesash, produkte bankare dhe sigurime. Iute Group shërben klientë në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Portofoli i kredive financohet përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara në tregun e rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic Main List.

Ekofin Media
Ekofin Media
be bullgaria IUTE licence
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter