Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Italia ndryshon ligjin për shtetësinë, nuk bëhesh dot më italian përmes stërgjyshërve

22:14 - Maj 21, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria italiane këtë javë ka miratuar një ligj që e bën të pamundur për këdo të marrë nënshtetësinë italiane përmes stërgjyshërve të tyre, duke zhgënjyer ata që tashmë kanë paguar para’ për të nisur procesin.

Ligji, i cili u propozua në mars nga qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni dhe hyri në fuqi të martën, tani kufizon të drejtën për nënshtetësi sipas jus sanguinis, ose vijës së gjakut të paraardhësve, vetëm për personat që kanë prindër ose gjyshër italianë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, 80 milionë njerëz në mbarë botën janë me prejardhje italiane. Dhe për ata që kishin stërgjyshër italianë dhe që kanë shpenzuar kohë dhe para’ për të mbledhur dokumente dhe për t’i përkthyer e noterizuar me qëllim marrjen e nënshtetësisë, ndryshimi është lajm i keq.

Tani ata do të mund të bëhen italianë vetëm duke u zhvendosur në Itali dhe duke aplikuar për nënshtetësi përmes rezidencës — e cila tashmë është bërë më e vështirë nën qeverinë Meloni për shkak të rregullave më të ashpra për vizat për qytetarët jashtë Bashkimit Evropian.

Për ta ndërlikuar edhe më tej situatën, më 8 dhe 9 qershor, italianët do të votojnë në një referendum mbi një propozim për të ndryshuar rregullat e Italisë për nënshtetësinë përmes rezidencës. Aktualisht, qytetarët jashtë BE-së mund të aplikojnë për nënshtetësi pas 10 vitesh rezidence të ligjshme.

Referendumi, i cili parashikohet të dështojë dhe që nuk mbështetet nga qeveria, do ta përgjysmonte këtë kërkesë në pesë vjet. Por nëse nuk kalon, mund të pasojë një tjetër referendum, i cili, nëse miratohet, do ta rriste kërkesën në 12 vjet rezidencë të ligjshme.

Aktualisht, ata që aplikojnë për nënshtetësi italiane përmes rezidencës duhet të japin prova për të ardhura të tatueshme për të gjitha vitet e rezidencës dhe duhet të kenë një të ardhur minimale vjetore prej 8,263.31 eurosh (rreth 9,360 dollarë) për ata pa fëmijë dhe 11,362.05 euro (12,870 dollarë) plus 516 euro (585 dollarë) për çdo fëmijë për ata me fëmijë.

Aplikantët gjithashtu duhet të kalojnë provimin e gjuhës italiane dhe të dëshmojnë se nuk kanë dënime penale në asnjë vend ku kanë jetuar. Nga ana tjetër, personat që aplikojnë për nënshtetësi përmes prejardhjes aktualisht nuk kanë nevojë të kalojnë provim gjuhe apo të tregojnë të ardhura.

Për shumë prej atyre që shpresonin të merrnin nënshtetësinë përmes stërgjyshërve të tyre, zhvendosja në Itali për 10 vjet (ose pesë nëse kalon referendumi) nuk është një mundësi. Gina Pace Trucil, një amerikane që ka punuar për të marrë nënshtetësinë, shprehu zhgënjimin e saj në një grup në Facebook për persona me paraardhës italianë që po përballen me ligjet e reja.

“Kam dorëzuar të gjitha dokumentet bazuar në stërgjyshin tim,” shkroi ajo. “Kam pritur 3 vjet për takimin tim, kam shpenzuar mijëra dollarë dhe tani më thonë që nuk jam e kualifikuar.”

Samantha Wilson, e cila drejton “Smart Move Italy”, një firmë që ndihmon njerëzit gjatë procesit të emigracionit, e quajti ndryshimin e ligjit një lajm të tmerrshëm.

“Është në fakt më keq se sa prisnim,” i tha ajo CNN-it. “Për shumë nga klientët tanë, ky ndryshim ka shkatërruar planet e tyre të menjëhershme për t’u zhvendosur në Itali, si dhe aspiratat e tyre afatgjata.

“Është gjithashtu shqetësuese për vetë Italinë, pasi vendi tashmë po përballet me një rënie të popullsisë. Shumë nga këta aplikantë jo vetëm që kërkonin të lidhen me trashëgiminë e tyre, por planifikonin gjithashtu të investonin në prona, të nisnin biznese dhe të kontribuonin në ekonominë italiane. Tani, kjo nuk është më e mundur pa vizë.”

Wilson rekomandon që njerëzit që duan të zhvendosen të eksplorojnë programin e vizës për nomadët digjitalë në Itali ose mundësi të tjera vizash, në varësi të rrethanave të tyre. Disa viza gjithashtu bëjnë që kërkesa për rezidencë ligjore të jetë më e shkurtër.

Për ata që ishin në proces të aplikimit bazuar në stërgjyshin, por që tani janë të skualifikuar, ajo sugjeron të sfidojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese të Italisë.

“Sigurisht, vetëm një gjyqtar mund të paraqesë një çështje në gjykatën kushtetuese, por na duhen mjaftueshëm raste që të nxisim një vendim të mundshëm,” shtoi Wilson.

“Ky proces ndoshta do të zgjasë më shumë se një vit dhe vjen me kosto të konsiderueshme ligjore. Nëse klientët tashmë kanë paguar për procesin e nënshtetësisë, ne u sugjerojmë të vazhdojnë përpara dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

“Në përgjithësi, është një situatë shumë e trishtuar për shumë njerëz dhe, edhe pse shpresojmë që gjykata kushtetuese më në fund do të marrë një vendim për këtë çështje, do të duhet kohë.” /Përshtati nga CNN, ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
italia ligji provimi shtetësia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter