Investimet e Huaja Direkte vijojnë të shënojnë vlera të larta historike. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e dytë 2025, flukset hyrëse të investimeve të huaja arritën në 398 milionë euro, sërish në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, edhe pse vetëm 1 milion euro më shumë. Në total, për gjysmën e parë të vitit, IHD-të arritën në 759 milionë euro, me një rritje prej 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në vitin 2024, investimet e huaja direkte arritën në 1.58 miliardë euro, me një rritje prej 5.6% krahasuar me një vit më parë. Vetëm pasuritë e paluajtshme sollën 325 milionë euro, duke zënë gati një të katërtën e totalit dhe duke shënuar një rritje vjetore prej 17%.
Por, fakti që kompanitë ekzistuese po riinvestojnë më shumë fitimet është një shenjë pozitive për besimin e tyre te tregu shqiptar. Përveç sektorit të pasurive të paluajtshme, që vijon të marrë më shumë investime, një sektor po aq premtues është edhe ai energjetik. /ekofin.al
