Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Inventarizimi i hapësirave publike, thirrje qytetarëve për të denoncuar shkeljet

15:32 - Korrik 7, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

IMT, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, dhe IKMT kanë nisur një aksion të përbashkët për inventarizimin e hapësirave publike.  Aksioni në terren do të evidentojë si hapësirat me leje edhe ato pa leje, si dhe hapësirat e liruara vullnetarisht apo ato të bllokuara padrejtësisht.

Ky është vetëm një prej hapave të një fushate më të gjerë në të gjithë vendin për të rikthyer trotuaret, sheshet dhe hapësirat publike tek qytetarët.  Askush nuk është mbi ligjin. Asnjë subjekt nuk ka të drejtë të pushtojë hapësira publike në kurriz të komunitetit, thuhet në postimin e IMT-së.

IMT gjithashtu ka përgëzuar iniciativën e shumë subjekteve që kanë nisur çmontimin e strukturave pa leje. Njëkohësisht, Insektorati apelon për çdo subjekt, që të lirojë vullnetarisht hapësirat publike dhe kontribuojë për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm për të gjithë!

Thirrja vlen edhe për qytetarët për t’u bërë pjesë e aksionit duke denoncuar hapësirat publike të zëna.

Në fundjavë, Kryeministri deklaroi fundin e fenomenit “tokë e xanun”. Përmes postimeve në rrjetet sociale, Rama u bëri thirrje zaptuesve të lirojnë hapësirat publike si në Tiranë, ashtu edhe në Vlorë.

Kryeministri deklaroi se “kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cenim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…”.

Po kështu, Rama u bëri thirrje të gjithë zaptuesve të trotuareve në Lungomare që të lirojnë hapësirat publike. Kryeministri u la atyre “48 orë afat për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve e të betonarmeve, duke i tërhequr njëkohësisht “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares”, afat i cili ka përfunduar sot./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset e zene edi rama hapësira publike IMT trotuaret
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

gazetar_114:29 - Korrik 28, 20260

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Administrata Tatimore ka avancuar me procesin…

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter