Gian Maria Gros-Pietro dhe Carlo Messina u riemëruan përkatësisht si Kryetar dhe CEO i Intesa Sanpaolo për tri vitet e ardhshme në Mbledhjen e Aksionarëve dhe Bordin e Drejtorëve të grupit të njohur bankar italian.
Duke falënderuar aksionerët për besimin e tyre të ripërtërirë, ata riafirmuan angazhimin e Intesa Sanpaolo për të mbetur një lider në një mjedis me zhvillim të shpejtë, duke promovuar modelin e rritjes kohezive, inovative dhe të qëndrueshme.
“Në një botë në ndryshim, Intesa Sanpaolo do të mbetet një shtyllë stabiliteti: motori i ekonomisë reale dhe sociale të vendit tonë dhe një lider bankar europian për vitet në vijim”, deklaroi Gian Maria Gros-Pietro.
Carlo Messina theksoi se gjatë dekadës së fundit, Intesa Sanpaolo ndau dividentin më të lartë në total të aksionerëve midis bankave evropiane, duke shpërndarë 34 miliardë euro në para.
Messina ripohoi gjithashtu angazhimin e Intesa Sanpaolo për të vazhduar “të veprojë me përgjegjësinë e drejtimit të një banke të madhe me një rol qendror në ekonominë reale dhe sociale”, ndërsa shprehu mirënjohjen për njerëzit e Grupit, “profesionalizmi i jashtëzakonshëm i të cilëve është themeli i suksesit tonë”.
Nën udhëheqjen e Gros-Pietro dhe Messina, si dhe me mbështetjen e Bordit të Drejtorëve të sapoemëruar, Intesa Sanpaolo do të nisë planin e saj të ri katërvjeçar të biznesit, i cili do të shpallet në vitin 2026. /ekofin.al
