Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Instituti për Bashkitë kërkon ndarje të re territoriale, ka shpërndarje joefektive burimesh dhe fondesh

23:14 - Korrik 30, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndarja aktuale administrative dhe klasifikimi i bashkive mund të kërkojnë një rishikim të mëtejshëm, me qëllim sigurimin e një shpërndarjeje më të balancuar të burimeve dhe një strukturë më funksionale të qeverisjes vendore.

Sipas raportit të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, publikimi i rezultateve të Cens 23 gjatë vitit 2024 ofroi një bazë të dhënash shumë të vlefshme për hartimin e politikave kombëtare dhe riorientimin strategjik të politikave lokale nga 61 bashkitë e vendit.

Nëse shohim numrin e popullsisë në raport me punonjësit, mesatarisht në rang vendi kemi 1 punonjës për 62 banorë. Sipas të dhënave të Census 2023 dhe të dhënave të Ministrisë së Financave popullsia e Shqipërisë është 2,402,113 banorë dhe numri i punonjësve në 61 bashkitë e vendit është 38,872.

Kjo mesatare varion shumë nga bashkia. Bashkitë e vogla kanë një numër më të vogël banorësh për punonjës dhe në bashkitë e mëdha vihet re e kundërta. Ky raport shkon nga 1 punonjës për 17 banorë në bashkinë Fushë Arrëz dhe 1 punonjës për 108 banorë në bashkinë Shkodër.

Numri mesatar i punonjësve për 1000 banorë në pushtetin vendor në rang vendi është 16 punonjës. Ky raport arrin vlerën më të ulët në bashkinë Shkodër me 9 punonjës për 1000 banorë dhe vlerën më të lartë në Fushës Arrëz me 58 punonjës për 1000 banorë.

Të ardhurat totale të disponueshme për pushtetin vendor në vitin 2024 janë në vlerën 87,8 miliardë lekë. Parë në raport me popullsinë, këto të ardhura ndahen në 36,554 për frymë në vit. Për bashkitë individuale vlerat variojnë nga 18,667 lekë për frymë në vit në bashkinë Dimal në 107,734 në bashkinë Himarë. Bashkitë e tjera me të ardhura të larta për frymë janë Kavaja, Puka dhe Fushë Arrëzi.

Siç tregohet nga të dhënat e Censusit nuk ka asnjë bashki me popullsi nga 200,001 deri në 400,000 banorë, çka do të justifikonte një këshill bashkiak me 51 anëtarë. Kjo situatë reflekton, nga njëra anë, një polarizim të qartë drejt bashkive më të vogla dhe, nga ana tjetër, e bën të pazbatueshme politikën e rritjes së pagave për këtë kategori, duke e privuar atë nga efektet ekonomike të parashikuara.

Instituti për Bashkitë e Shqipërisë, në raportin vjetor 2024, rekomandon si strategji për mirëfunksionimin në nivel vendor, ristrukturimin e rolit të qarqeve dhe qartësimin e  kompetencave ndërmjet nivelit të parë dhe të dytë të qeverisjes për zhvillim dhe kohezon social. Po kështu, Instituti rekomandon rregullime dhe korrigjime territoriale me dhe pa ndryshim kufijsh, si dhe rregullime administrative dhe decentralizim asimetrik.

Të dhënat faktike 

Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31.6%) banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me 10%, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9.7% ndaj popullsisë gjithsej.

Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2.6% dhe 2.5% të popullsisë respektivisht.

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011 – 2023, në një rang ndryshimesh prej 28.3% në qarkun e Shkodrës dhe 27.3% në qarkun e Kukësit, deri në 0.7% në qarkun e Beratit. Ndërsa Fieri, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1.2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm.

Referuar raportit, Instituti rekomandon përdorimin e këtyre të dhënave për hartimin dhe zbatimin e politikave publike afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata në nivel lokal dhe kombëtar, duke siguruar që planifikimi dhe vendimmarrja të jenë të bazuara në realitetin demografik dhe socio-ekonomik të vendit.

Nga ana tjetër, element kyç mbetet koordinimi efektiv midis bashkive, institucioneve rajonale dhe atyre qendrore, për të siguruar një zbatim të suksesshëm të strategjive dhe planeve të zhvillimit lokal në përputhje me nevojat dhe potencialet e identifikuara nga të dhënat e reja statistikore. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkitë burimet efektive ndarja territoriale pagat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter