Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Inspektori i Lartë i Drejtësisë “përkëdhel” gjyqtarë e prokurorë, lumë ankesash, por pak hetime dhe dënime

07:21 - Prill 11, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Veprimtaria e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2024 nxjerr në dukje ritmin e ngadaltë të trajtimit të ankesave të qytetarëve, si dhe hetimet disiplinore të papërfillshme në numër, krahasuar me to.

Sipas raportit, për vitin 2024 u shqyrtuan 1378 ankesa, ndërsa u hetuan vetëm 25 subjekte, gjyqtarë e prokurorë.

Ndërkohë raporti vë gjithashtu në dukje se krerët e gjyqësorit e prokurorive i marrin në mbrojtje magjistratët e tyre. Kështu, në ILD janë paraqitur vetëm 2 ankime nga kryetarët e gjykatave dhe 20 nga drejtuesit e prokurorive.

Hetimet Disiplinore

Inspektori i Lartë i Drejtësisë në zbatim të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, fillon hetimin nëse ka dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura, që justifikojnë fillimin e hetimit.

Hetimi nis gjithashtu me iniciativë, bazuar në të dhëna thelbësore mbi fakte që rezultojnë nga burime të besueshme, mbi bazën e të cilave lind dyshimi i arsyeshëm se shkelja mund të jetë kryer.

Nga rreth 2874 ankesa, ILD konstatoi ekzistencën e dyshimeve të arsyeshme dhe ka miratuar vetëm 23 vendime për hetim disiplinor, me anë të të cilave janë hetuar shkeljet e pretenduara ndaj veprimtarisë së 25 subjekteve. Edhe nga ky numër i vogël, sërish për pjesën më të madhe, 14 subjekte hetimi ka filluar mbi bazë ankese, ndërsa për 11 subjekte ka filluar me iniciativë. Gjithashtu ILD ka vijuar edhe me hetimet e filluara nga viti 2023, thuhet në raport.

Të dhënat për hetimin

Gjatë vitit 2024, nga hetimet e nisura me iniciative në 2 raste Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kryer edhe hetime pasurore, nisur nga të dhënat e denoncuara në publik.

Të dhënat për hetimet e filluara përfshijnë vetëm  5 magjistratë (3 gjyqtarë dhe 2 prokurorë) për të cilët janë paraqitur pranë Këshillave respektivë kërkesat për procedim, ku për 4 subjekte është mbyllur hetimi. Ndërkohë, për 17 magjistratë (10 gjyqtarë dhe 7 prokurorë) të hetimit disiplinor, procedurat hetimore mbeten në proces.

Hetimi disiplinor për 25 subjekte të hetimit disiplinor ka filluar pas dyshimeve të arsyeshme se shkelja e pretenduar mund të jetë kryer.

Shkeljet disiplinore për të cilat institucioni i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor, lidhen me veprim, mosveprim ose sjellje të magjistratit, që sjell përfitime të padrejta ose dëme për palët në një proces gjyqësor; ose procedurë hetimore, në kundërshtim me ligjin, për 8 raste;

Gjithashtu, vonesa të përsëritura ose që sjellin pasoja të rënda apo zvarritje të pajustifikuara të veprimeve dhe/ose akteve procedurale, për 6 raste;  mospërmbushja e pajustifikuar ose e përsëritur e funksioneve gjatë gjykimit ose hetimit, për 4 raste; mosparaqitje të kërkesës për heqje dorë nga procedimi ose gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit, nëse magjistrati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla për 2 raste; si dhe shkelje të tjera në 20 raste.

Masat disiplinore të propozuara 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka paraqitur kërkesa për procedim disiplinor në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke propozuar si masë disiplinore “Shkarkim nga detyra” – 6 raste. Nga shqyrtimi në Këshillin e Lartë Gjyqësor rezulton se janë pranuar vetëm 2 kërkesa për procedim disiplinor.

Ndërkohë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka paraqitur 5 kërkesa për procedim disiplinor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke propozuar si masë disiplinore:  “Vërejtje konfidenciale”  në 2 raste;  “Ulje e përkohshme e pagës deri në masën 40% për një periudhë njëvjeçare”në 3 raste, por që u pranua nga KLP në një rast me ndryshim mase nga ulje page, në “vërejtje publike”. /ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ankesat disiplinore hetime ILD magjistratet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

gazetar_206:03 - Korrik 27, 20260

Tirana dhe Durrësi gjeneruan së bashku mbi gjysmën e mbetjeve urbane të raportuara në Shqipëri…

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:00 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter