Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026

Ibrahimaj: “Garancia Rinore” nis aplikimin në nivel kombëtar, synohet përfshirja e 40 mijë të rinjve deri në 2032

12:30 - Qershor 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: “Garancia Rinore” nis aplikimin në nivel kombëtar, synohet përfshirja e 40 mijë të rinjve deri në 2032

12:30 - Qershor 9, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot gjatë Konferencës së 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, se zhvillimi i aftësive dhe kapitalit njerëzor është çelësi për transformimin ekonomik dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Në aktivitet, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të institucioneve vendase dhe partnerëve ndërkombëtarë, Ibrahimaj tha se konferenca zhvillohet në një moment vendimtar për ekonominë shqiptare, e cila po kalon një transformim të rëndësishëm strukturor, duke u orientuar gjithnjë e më shumë drejt sektorëve me vlerë të shtuar, teknologjisë, inovacionit dhe shërbimeve të avancuara.

“Shqipëria sot nuk është më ekonomia e forcës së punës me kosto të ulët dhe as ajo e një sektori të vetëm. Ekonomia jonë po transformohet dhe bashkë me të duhet të transformohen edhe aftësitë që kërkon tregu i punës. Në këtë realitet të ri, politika e aftësive është njëkohësisht politikë ekonomike dhe një nga investimet më të rëndësishme që mund të bëjë një vend për të ardhmen e tij”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit ekonomike, ministrja nënvizoi se Shqipëria ka regjistruar rritje ekonomike mesatare prej rreth 4% në vit, ndërsa papunësia ka rënë në 8,3%, niveli më i ulët historik. Sipas saj, këta tregues dëshmojnë jo vetëm dinamizëm ekonomik, por edhe ndryshimin cilësor të modelit të zhvillimit të vendit.

Ajo theksoi se sektorë si turizmi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, energjia e rinovueshme, shërbimet profesionale dhe financiare po krijojnë kërkesa të reja për aftësi dhe profesionistë të kualifikuar.

“Investitorët nuk pyesin më vetëm për taksat, tokën apo infrastrukturën. Një nga pyetjet e para që bëjnë është nëse do të gjejnë njerëzit që u duhen. Pikërisht këtu fitohet ose humbet gara për investime. Kapitali njerëzor mbetet avantazhi më i qëndrueshëm konkurrues që një ekonomi mund të ndërtojë”, tha ministrja.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj prezantoi edhe rezultatet e reformave në arsimin dhe formimin profesional, duke theksuar se zhvillimi i aftësive është vendosur në qendër të Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2030.

Aktualisht, theksoi ajo, mbi 17 mijë të rinj ndjekin arsimin profesional në 31 shkolla publike në të gjithë vendin, ndërsa pjesëmarrja në arsimin profesional ka arritur në 19,4% të arsimit të mesëm, krahasuar me 12,7% në vitin 2013.

Punësueshmëria e të diplomuarve është rritur në 63%, nga 40% që ishte vetëm katër vite më parë.

Po ashtu, modeli i arsimit dual po zbatohet në 15 shkolla në bashkëpunim me 240 biznese partnere dhe do të zgjerohet më tej në vitet e ardhshme. Programi Kombëtar i Kodimit ka trajnuar mbi 2500 përfitues, ndërsa janë zhvilluar 154 kualifikime profesionale dhe janë realizuar investime në laboratorë modernë, mjedise digjitale dhe programe të lidhura me inteligjencën artificiale dhe ekonominë e gjelbër.

Ministrja njoftoi gjithashtu fillimin e zbatimit kombëtar të Garancisë Rinore, me synimin për të përfshirë 40 mijë të rinj deri në vitin 2032, si dhe zhvillimin e qendrave multifunksionale të aftësive, të cilat do të mbështesin të nxënit gjatë gjithë jetës.

Sipas saj, vizioni “Aftësi 2030” synon ndërtimin e një Shqipërie që konkurron përmes dijes, produktivitetit, teknologjisë dhe inovacionit.

“Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm nuk matet vetëm me përqindje rritjeje. Ai matet me mundësitë reale që u krijojmë njerëzve për të mësuar, për të punuar dhe për të ndërtuar jetën e tyre këtu, në Shqipëri. Investimi tek aftësitë është investim tek e ardhmja e vendit”, deklaroi Ibrahimaj./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj ekonomik konkurrueshmërisë Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026

“Infrastruktura digjitale po bëhet shtylla e ekonomisë shqiptare”

11:00 - Qershor 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

gazetar_112:38 - Qershor 9, 20260

Individët të cilëve u është refuzuar kërkesa për përfitimin e kompensimit nga zbritja e shpenzimeve…

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026

Ibrahimaj: “Garancia Rinore” nis aplikimin në nivel kombëtar, synohet përfshirja e 40 mijë të rinjve deri në 2032

12:30 - Qershor 9, 2026

“Infrastruktura digjitale po bëhet shtylla e ekonomisë shqiptare”

11:00 - Qershor 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:38 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:32 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:30 - Qershor 9, 2026

Ibrahimaj: “Garancia Rinore” nis aplikimin në nivel kombëtar, synohet përfshirja e 40 mijë të rinjve deri në 2032

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026

Ibrahimaj: “Garancia Rinore” nis aplikimin në nivel kombëtar, synohet përfshirja e 40 mijë të rinjve deri në 2032

12:30 - Qershor 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter