Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hyn në fuqi vendimi për policët vullnetarë, formularët e aplikimit, kriteret, uniforma dhe logo

05:56 - Qershor 5, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Hyn në fuqi Vendimi i Këshillit të Ministrave për Shërbimin e Policimit Vullnetar.

Qeveria i hap rrugë nismës së konceptuar si një bashkëpunim qytetar për sigurinë publike dhe angazhon vullnetarë të trajnuar për të kryer detyra ndihmëse në ngjarje me pjesëmarrje masive, pranë shkollave, në akse të ngarkuara rrugore, apo në raste emergjencash civile e natyrore etj.

Policët vullnetarë do të angazhohen në ruajtjen e rendit në tubime dhe aktivitete masive (koncerte, ndeshje sportive, festa lokale), ndihmën në menaxhimin e trafikut pranë shkollave dhe qendrave urbane, mbikëqyrjen e sigurisë pranë institucioneve arsimore, duke parandaluar sjelljet e rrezikshme dhe ndërhyrjet e paautorizuara, parandalimin e krimit dhe informimin e policisë në zonat me risk të lartë, sidomos në fundjavë dhe gjatë natës, mbrojtjen e mjedisit dhe patrullimin në zonat e mbrojtura, bashkë me efektivët e policisë, mbështetjen e Policisë Kufitare në informimin e qytetarëve dhe menaxhimin e flukseve migratore, menaxhimin e situatave të emergjencave civile dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit, duke kontribuar në organizimin e ndihmave, ruajtjen e rendit dhe ofrimin e ndihmës së parë.

Çdo polic vullnetar kryen shërbimin nën mbikëqyrjen e një efektivi të Policisë së Shtetit, të caktuar nga drejtuesi i strukturës përkatëse. Pjesëmarrja në këtë shërbim është e papajtueshme me pozicione publike me konflikt interesi, si gjyqtarë, prokurorë apo punonjës të tjerë të institucioneve të sigurisë kombëtare.

Kush mund të aplikojë?

Kriteret e përgjithshme të pranimit të shtetasit në shërbimin e policimit vullnetar përfshijnë:

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) Të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
  3. c) Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;

ç)  Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;

  1. d) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  2. dh) Të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.

Kriteret e veçanta përfshijnë përfundimin e trajnimit të detyrueshëm me vlerësim pozitiv, si dhe të jetë i certifikuar nga Akademia e Sigurisë, si dhe të jetë i pajisur me vërtetimin e besueshmërisë.

Kohëzgjatja ditore e vullnetarizmit nuk tejkalon 5 orë në ditë dhe 25 orë në javë.

Të drejtat dhe detyrimet e policit vullnetar

Vendimi përcakton se polici vullnetar gëzon disa të drejta nga pajisja me uniformë, pajisje ndihmëse dhe dokument identifikimi, trajnimet falas në Akademinë e Sigurisë dhe të kërkojë vlerësime zyrtare për kontributin e dhënë deri te arimbursimet për shpenzime gjatë shërbimeve jashtë banesës;

Polici vulllnetar ka të drejtë të njihet publikisht për kontributin përmes vlerësimeve apo medaljeve.

Nga ana tjetër detyrimet përfshijnë ndjekjen e trajnimeve të detyrueshme dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimit; të respektojë etikën, të ruajë konfidencialitetin dhe të mos jetë i armatosur; të veprojë në përputhje me urdhrat e mbikëqyrësit, përveç rasteve të paligjshmërisë apo rrezikut personal; të raportojë për urdhra që mund të rrezikojnë jetën ose shëndetin; të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar përmes veprimeve të tij të paligjshme etj./ekofin.al

 

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikimi formularet policia e shtetit policimi vullnetar vendimi VKM
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter