Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hyn në fuqi ligji, influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë

14:57 - Janar 18, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndryshimet e reja ligjore që janë publikuar ne fletoren zyrtare si pjese e paketës fiskale,  e shtrijnë tashmë qartë aktivitetin ekonomik edhe në internet.

Çdo person që gjeneron të ardhura online nga blogerët te influencerët konsiderohet subjekt tregtar dhe është i detyruar të publikojë në faqen apo profilin e tij të dhënat bazë si NIPT-in, emrin e subjektit, adresën dhe kontaktin.

Por si do ti identifikojë administrata tatimore dhe çfarë do të ndodhë me individët që refuzojnë t’i publikojnë këto të dhëna?

Ndryshimi në ligjin për procedurat tatimore ka përcaktuar mënyrën qe do të ndiqet për të kontrolluar aktivitetin ekonomik online qe gjeneron të ardhura ne rrjete të ndryshme sociale. Pas njoftimit zyrtar që do tu dërgohet nga administrate tatimore kështu VIP-at do të formalziojnë punën e tyre në rrjetet sociale. Këta individë do të jenë të identifikueshëm bazuar në të ardhurat të depozituata në llogarinë e tyre bankare.

“Edhe unë si biznes i kam këto të dhëna të ekspozuara, duke filluar nga nipti, adresa, të dhëna të subjektit edhe këta individë duhet t’i kenë të publikuara në llogarinë e tyre sociale. Mund të them që ka individë influencer që vijnë ne zyrën time për tu trajtuar si një subjekt tregtar pasi tani vet po ja kërkojnë edhe bizneset që bashkëpunojnë të cilët në fund duhet të kenë një fature për pagesat e kryera. Është një kërkesë e mëparshme tashme e realizuar dhe shumë mirë te gjithë që kryejnë këtë lloj aktiviteti ta zbatojnë”- shprehet audituesi ligjor Avni Tobli.

Ligji parashikon ashpërsim të masave në raste të moszbatimit të tij. Nëse brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit zyrtar nuk merren masa për publikimin e të dhënave, i kërkohet AKEP që këtyre influencerave tu bllokohet llogaria në rrjete sociale dhe aplikim të gjobës në rastet kundërshtuese.

Nevoja për këto ndryshime u diktua edhe nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm nga monitorimi vjetor janë identifikuar rreth 100 profile në rrjete sociale që në vitin 2025 gjeneruan mbi 33 milionë euro të ardhura, të depozituara në llogari bankare individuale. Shifra që, sipas ekspertëve, tregojnë për një ekonomi online në rritje, por edhe për nivele të larta informaliteti, që tashmë synohet të futen brenda sistemit tatimor./Top Channel

Ekofin Media
Ekofin Media
blogerët ndikuesit nipt reklamat tatimet vipat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

gazetar_114:29 - Korrik 28, 20260

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Administrata Tatimore ka avancuar me procesin…

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter