Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pensionistë dhe ende në punë, ku janë të detyruar më shumë të moshuarit të nxjerrin para?

12:00 - Korrik 4, 2026

Huaja jashtë bankave rrit peshën, 47% e borxheve të familjeve shqiptare nga burime joformale

10:59 - Korrik 4, 2026

Fitoi lehtësim tarifash, kompania belge e diamanteve i bën Trump dhuratë unazën e personalizuar

10:17 - Korrik 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Huaja jashtë bankave rrit peshën, 47% e borxheve të familjeve shqiptare nga burime joformale

10:59 - Korrik 4, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gati gjysma e borxhit të deklaruar nga familjet huamarrëse në Shqipëri nuk vjen nga bankat apo institucionet financiare, por nga burime joformale, kryesisht nga persona fizikë.

Të dhënat dalin nga Vrojtimi mbi Gjendjen Financiare dhe Huamarrjen e Familjeve për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, i publikuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas vrojtimit, rreth 17% e familjeve të përgjigjura, ose 185 familje, deklaruan se kishin një ose më shumë hua për të paguar në momentin e intervistimit, pavarësisht llojit, burimit apo vlerës së huasë.

Në analizën e tepricës së huasë, Banka e Shqipërisë vëren se 53% e borxhit të deklaruar vjen nga burime formale. Pothuajse e gjithë kjo pjesë lidhet me bankat, që zënë 52% të tepricës, ndërsa institucionet financiare jobanka zënë vetëm 1%.

Pjesa tjetër, rreth 47% e tepricës së huasë, vjen nga burime joformale. Brenda kësaj kategorie, 44% e borxhit është marrë nga persona fizikë, ndërsa 3% rezulton si hua në formë malli të papaguar.

Kjo do të thotë se, për familjet huamarrëse të përfshira në vrojtim, borxhi jashtë sistemit bankar zë një peshë shumë të lartë. Në praktikë, një pjesë e madhe e detyrimeve nuk është kredi bankare klasike, por hua mes individësh ose detyrime të krijuara përmes blerjeve të papaguara.

Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, struktura e borxhit është zhvendosur në favor të burimeve joformale. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ka ardhur si rezultat i rritjes me 13 pikë përqindje të peshës së tepricës së huasë nga persona fizikë.

Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, pesha e huamarrjes formale rezulton në rritje me 9 pikë përqindje, si pasojë e rritjes së peshës së huamarrjes nga bankat. Kjo tregon se struktura e borxhit ka pasur luhatje të forta gjatë vitit, me një rritje të dukshme të huave nga individët në gjysmën e dytë të 2025.

Vrojtimi tregon edhe mënyrën se si janë marrë huatë. Në 53% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare. Prej tyre, 42% janë kredi bankare, ndërsa 11% janë karta krediti dhe overdraft.

Në të njëjtën kohë, 34% e rasteve të huamarrjes deklarohen në formën e parasë në dorë. Kjo kategori, edhe pse ka shënuar rënie me 5 pikë përqindje në terma gjashtëmujorë, mbetet një tregues i rëndësishëm i rolit që luan huaja informale në financat e familjeve.

Një tjetër 12% e rasteve lidhen me mallra të papaguara, pra detyrime që krijohen kur familjet marrin produkte apo shërbime pa i paguar menjëherë. Kjo peshë ka rënë si krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, ashtu edhe me një vit më parë.

Huamarrja informale zakonisht është më pak e dokumentuar dhe më pak e mbikëqyrur se kredia bankare. Ajo mund të ndihmojë familjet në raste nevoje të shpejtë për likuiditet, por njëkohësisht mund të tregojë edhe vështirësi për të aksesuar kredi në sistemin financiar formal, ose nevojë për financim jashtë kanaleve bankare. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankare familjet huaja joformale vrojtimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie

08:46 - Korrik 4, 2026

Shqipëria mbi mesataren rajonale për jetëgjatësinë e shëndetshme, gratë ua kalojnë burrave

07:43 - Korrik 4, 2026

Mbi një ton bajame të kontaminuara shiten në vend, rrezik për shëndetin

07:32 - Korrik 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Huaja jashtë bankave rrit peshën, 47% e borxheve të familjeve shqiptare nga burime joformale

gazetar_210:59 - Korrik 4, 20260

Gati gjysma e borxhit të deklaruar nga familjet huamarrëse në Shqipëri nuk vjen nga bankat…

Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie

08:46 - Korrik 4, 2026

Shqipëria mbi mesataren rajonale për jetëgjatësinë e shëndetshme, gratë ua kalojnë burrave

07:43 - Korrik 4, 2026

Mbi një ton bajame të kontaminuara shiten në vend, rrezik për shëndetin

07:32 - Korrik 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:59 - Korrik 4, 2026

Huaja jashtë bankave rrit peshën, 47% e borxheve të familjeve shqiptare nga burime joformale

08:46 - Korrik 4, 2026

Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie

07:43 - Korrik 4, 2026

Shqipëria mbi mesataren rajonale për jetëgjatësinë e shëndetshme, gratë ua kalojnë burrave

Pensionistë dhe ende në punë, ku janë të detyruar më shumë të moshuarit të nxjerrin para?

12:00 - Korrik 4, 2026

Huaja jashtë bankave rrit peshën, 47% e borxheve të familjeve shqiptare nga burime joformale

10:59 - Korrik 4, 2026

Fitoi lehtësim tarifash, kompania belge e diamanteve i bën Trump dhuratë unazën e personalizuar

10:17 - Korrik 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter