Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Hapet tenderi 506 milionë lekë për rrugët lidhëse në tunelin e Llogarasë

    Mars 21, 2025 Biznes
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për “Ndërtimin e rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë”.

    Fondi limit i kontratës është: 506,639,914.59 (pesëqind e gjashtë million e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pike pesëdhjetë e nëntë) Lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës parashikohet 10 muaj.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Sipas dokumenteve të tenderit, Autoriteti Kontraktor për zbatimin dhe realizimin e objektit me sukses dhe cilësi do të gjykojë mbi përvojën e mëparshme të operatorit i cili do të zbatojë këtë kontratë dhe jo në përvojën e një operatori tjetër i cili i mbështet thjesht për t’u kualifikuar, por nuk merr përsipër të kryejë asnjë shërbim gjatë zbatimit. Do ishte një vlerësim jo korrekt nga ana e autoritetit nëse do lejonte mbështetjen në përvojë të ngjashme dhe operatori i cili do të fitonte kontratën nuk do të kishte përvojën e duhur, si dhe për më tepër të mbajë përgjegjësi për mos përmbushje të kontratës, thuhet në dokument.

    Gjithashtu, lejimi i mbështetjes në subjekte të tjera përbën një risk shumë të madh për zbatimin e kontratës dhe përfundimin e saj me standard dhe cilësi.

    Licenca është dokument juridik e profesional, që i jep të drejtë disponuesit të saj të ushtrojë veprimtari të caktuar, sipas: I. Kategorive të punimeve të zbatimit duke u mbështetur në: – profilin e diplomës universitare të individëve që punësohen në rolin e drejtuesit teknik të shoqërisë. II. Klasifikimit të kategorive të përfituara duke u mbështetur në 3 elemente: – Vlerën e punëve të ngjashme të kryera 4 vitet e fundit si shoqëri; – Përvojën në punë të individit/ëve që punësohen në rolin e drejtuesit teknik të shoqërisë; – Kapacitetet financiare. Duke qenë se pikat e licencës përfitohen si rezultat i eksperiencës dhe cilësisë, ato i përkasin vetë shoqërisë, dhe shfrytëzohen në harmoni me të gjithë komponentët që përbëjnë këtë shoqëri.

    Duke u nisur nga këto fakte, Autoriteti gjykon se një operator ekonomik nuk do të realizonte me sukses zbatimin e kontratës në qoftë se nuk do të dispononte pikën e licencës për atë kategori dhe përvojën e ngjashme.

    Gjithashtu, Autoriteti Kontraktor nuk kufizon mundësinë e bashkimit të operatorëve ekonomikë për të përmbushur këto kritere, thuhet në procesverbal.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    llogara palasë-dhërmi rrugët lidhëse tuneli
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    gazetar_1Maj 22, 20250

    Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht të gjitha detyrimet ligjore dhe rregullatore sa i përket Fondit…

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Maj 22, 2025

    Drona, pajisje inteligjente dhe radarë, Rrugorja “ bën namin”, 6 mijë gjoba në 72 orë

    Maj 22, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Maj 22, 2025

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës shqiptare

    Të Fundit

    Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të bankave arrin rreth 6.8 miliardë lekë për 8 vite

    Maj 22, 2025

    Abi Bank ble 10% të aksioneve të kompanisë turistike “Premier Group”

    Maj 22, 2025

    Marrëveshje me IFC për parqet eko-industriale, Gonxhja: Synohet dekarbonimi i industrisë

    Maj 22, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter