Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Guimarães në Portugali do të jetë Kryeqyteti i Gjelbër Evropian për vitin 2026

07:28 - Dhjetor 4, 2024 Green
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Guimarães një qytet i trashëgimisë botërore UNESCO ndodhet në distriktin verior portugez të Bragas me rreth 156,000 banorë dhe për shkak të rolit të tij në themelimin e vendit, njihet si “djepi i kombësisë portugeze”.

Sipas Komisionit Evropian, qyteti u dallua për angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, me rezultate të jashtëzakonshme për cilësinë e ajrit, zhurmën, ujin, biodiversitetin, zonat e gjelbra dhe përdorimin e tokës, mbetjet dhe ekonominë rrethore dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Juria tha se Guimarães demonstroi një vizion që bashkon qytetarët, akademinë dhe sektorin privat. Motoja e bashkisë “One Planet City” u vlerësua gjithashtu për qasjen e saj që ndërthur shkencën me planifikimin lokal.

Guimarães doli në krye duke lënë pas qytetet Heilbronn në Gjermani dhe Klagenfurt në Austri. Jashtë garës kryesore, Portugalia fitoi çmimin e dytë me Águeda që fitoi Gjethën e Gjelbër Evropiane së bashku me qytetin Vaasa, në Finlandë.

Komuna e Guimarães do të marrë një çmim prej 600,000 € për të ndihmuar në rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore, ndërsa Águeda do të marrë 200,000 € për të njëjtin qëllim.

Çmimi Evropian i Kryeqytetit të Gjelbër u vendos në vitin 2010 nga Komisioni Evropian, me qëllimin për të inkurajuar qytetet që të bëhen më të gjelbërta dhe më të pastra, duke përmirësuar gjithashtu cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre. Çmimi “Gjethja e Gjelbër” është krijuar për të vlerësuar përpjekjet e qyteteve më të vogla me nga 20 deri në 100 mijë banorë.

Ekofin Media
Ekofin Media
gjelber komisioni evropian Portugali Unesco
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria kërkon erën, 70 aplikime për parqe eolike, por ende asnjë turbinë në prodhim

05:59 - Korrik 23, 2026

BE certifikon planin klimatik të Elbasanit, qyteti fiton akses në financime të specializuara

07:46 - Korrik 18, 2026

BERZH dhe BE mbështesin ProCredit Bank Albania me një garanci prej 25 milionë eurosh për kreditimin e NVM-ve

17:21 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter