Tendenca e bizneseve për të mashtruar në Google Maps me vlerësime false, ka bërë që kompania të marri masa penalizuese. Google ka kufizuar profilet e bizneseve që kanë rezultuar me vlerësime të rreme.
Disa nga masat ndëshkuese, por pa u limituar në to, do të jenë që bizneset nuk do të kenë mundësi të marrin vlerësime nga klientët për një kohë të caktuar, madje një pjesë e vlerësime ekzistuese nuk do të shfaqen për një periudhë. Masa më e rëndë është që në faqet e bizneseve të tilla do të vendoset një shënim që ata kanë lejuar vlerësime të paqena në të kaluarën.
Kjo iniciativë e Google nisi në fillim të vitit në Mbretërinë e Bashkuar, por politikat e tyre pritet të kenë ndikim global. The Verge, korporata teknologjike që ka në fokus audiencën digjitale, ishte shprehur se ende nuk kishte arritur të zbulonte nëse paralajmërime të tilla kanë filluar në Amerikë.
Nuk është çudi që bizneset të provojnë të manipulojnë sistemin e vlerësimeve në Google Maps, duke marrë parasysh se aplikacioni është mjaft popullor dhe më i përdoruri për të gjetur një biznes në një zonë të caktuar. Nga ana tjetër, lejimi i vlerësimeve të rreme ul besueshmërinë e sistemit të Google, ndaj është veprim i zgjuar të marrësh masa kundër tyre.
