Me një rritje të investimeve arabe në Shqipëri, dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më tërheqës. Gjatë një Forumi Biznesi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara, e oraganizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) u diskutua për mundësitë për më shumë investime në Shqipëri.
“Shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve kanë ndjekur një ecuri pozitive, po ashtu dhe investimet e huaja nga ana e Emirateve të Bashkuara në Shqipëri. Ne e shohim Shqipërinë si një vend me potencial ku duhet të synojmë të rrisim bashkëpunimin mes 2 vendeve”, u shpreh Ministri I Shtetit për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë forumit, Drejtoresha Ekzekutie e AIDA, Laura Saro solli një panoramë më të qartë të Shqipërisë për investitorët Arabë që ishin prezentë në Forum.
“Shqipëria ka njohur një trend rritës të zhvillimit ekonomik. Ndërtimi, turizmi apo dhe energjia janë ndër sektorët të cilët vendi ynë po i jep vëmendjen e duhur. Deri në shtator, Shqipëria mirëpriti rreth 9.7 milionë turistë, duke e kthyer në një sektor tërheqës për investimet e huaja”, u shpreh Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s.
Sipas të dhënave nga INSTAT, shkëmbimet tregtare mes 2 vendeve kanë patur ecuri pozitive, ku përgjatë vitit të shkuar, volumet tregtare arritën në 43 milionë euro, ndërsa investimet e huaja në gjysmën e parë të vitit arritën 52 milionë euro.

