Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Formalizimi i marrëdhënieve blegtor-përpunues do të rrisë cilësinë dhe prodhimin e qumështit

08:13 - Prill 12, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha sot, në lidhje me protestat e fermerëve për çmimin e ulët të qumështit që mblidhet nga pikat e grumbullimit, se “ky është një proces që ka marrë angazhimin e Ministrisë dhe timin personal gjatë 3 muajve të fundit”.

Në një intervistë për media, Denaj theksoi se, “unë kam qenë në territor duke folur me të gjithë përfaqësuesit e blegtorëve, por edhe të prodhuesve. Kësaj radhe i vendosëm në një tavolinë të përbashkët të gjithë, pra nuk diskutuam veç e veç si më përpara. Ka nga të dyja palët pretendime në raport me çmimin”.

Ajo theksoi se çmimi nuk është tagër i shtetit apo i Ministrisë së Bujqësisë, por veprim operacional i kërkesë-ofertës që ndodh në treg.

“Ne jemi të vetëdijshëm që si rezultat i shumë arsyeve, nisur nga fakti që fermat tona në të shumtën janë të vogla. Edhe sasia e cilësia e qumështit pavarësisht se është në përmirësim krijon disa ngërçe. Por ngërçi kryesor në raport me qumështin e lopës është ai që vjen nga importi, me një çmim më të ulët sesa ai që prodhohet në vend.”

Sipas ministres, prodhimi vendas është në parametra mjaft të mirë dhe për t’u dhënë fund spekulimeve në lidhje me cilësinë, janë dërguar për analizë në Çeki disa mostra të marra nga të gjithë prodhuesit.

“Dua të garantoj, me analizat që po bëjmë, cilësia e qumështit dhe e prodhimeve blegtorale shqiptare është e mirë. Sigurisht ka nevojë për të përmirësuar disa elemente infrastrukturorë apo investime të tjera që mos të ketë humbje. Problemi kryesor nuk qëndron te cilësia, edhe produkti që vjen nga importi, pavarësisht se ka më shumë nivel yndyre, është cilësi e standardit evropian. Ne po diskutojmë 2 elementë, a është çmimi i prodhimit vendas që përtej faktit se mund të jetë në konkurrencë me atë të importit, çmim që kënaq punën e blegtorëve dhe në marrëdhënien blegtor-prodhues a duhet të jetë më e fortë që të dy palët të cilët janë të detyruar të bashkëpunojnë për produktin ‘Made in Albania’, të gjejnë një rrugë kompromisi. Nëse sot ka stok në magazinë, kjo nuk duhet të shihet si produkt afatshkurtër i një marrëdhënie afatgjatë”, tha ministrja.

Ekofin Media
Ekofin Media
anila denaj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter