Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE-ja planifikon reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 për të çliruar miliarda euro investime

16:38 - Qershor 23, 2026

Si po e paralizon vala e të nxehtit jetën e përditshme në Evropë

16:36 - Qershor 23, 2026

Euro digjitale miratohet në Komisionin e Parlamentit Evropian, synon të ulë dominimin amerikan në pagesa

16:33 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fondet IPARD mbeten të ngrira edhe këtë vit, 5.2 mld lekë për fermerët nga buxheti i shtetit

23:19 - Janar 10, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bujqësia e nis vitin nën ethet e kushteve të vështira atmosferike, që po dëmtojnë tokat e prodhimet bujqësore, me një buxhet që ka rritje modeste në raport me vjet.

Shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2026 janë në vlerën e 16.2 miliardë lekë, nga 15.9 miliardë lekë që ishte buxheti i 2025-ës pas 4 akteve normative që u bënë vjet.

BUXHETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË
Viti 2025         15,991,260 lekë
Viti 2026         16,250,441 lekë
Rritja                 +259,181 lekë

Për të mbështetur fermerët si në prodhimet bujqësore ashtu edhe në shtimin e fermave apo prodhimeve blegtorale, në buxhet janë parashikuar për skemën kombëtare 5.2 miliardë lekë, por kjo shifër pritet të rritet me aktet normative që do të ketë edhe buxheti i këtij viti. Kurse për vitin që lamë pas mbështetja për këtë skemë u rrit në 6.4 miliardë lekë nga 4.4 miliardë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar të 2025-ës.

Po ashtu po punohet për një rishikim të Skemës Kombëtare të Mbështetjes për ta përshtatur me nevojat e fermerëve, ku pritet të preket edhe skema e naftës.

BUXHETI I SKEMAVE KOMBËTARE

Buxheti fillestar 2025      4.4 mld lekë

Buxheti pas AKN             6.4 mld lekë

Buxheti 2026                    5.2 mld lekë

Gjatë këtij viti do të zbatohet për herë të parë edhe kompensimi 10% për faturat që fermerët do të marrin nga grumbulluesit, agroturizmat apo bizneset e tjera ku shesin produktet e tyre. Por këtë kompensim do ta marrin vetëm ata fermerë që kanë NIPT- në tatime dhe jo në QKB (ata me NIPT në QKB, futen tek kategoria e tregtarëve.)

Nga ana tjetër bujqësia e nis 2026-ën me mungesë të fondeve të IPARD, pasi vijojnë të pezulluara prej 2023-shit. Teksa diskutohej buxheti i këtij viti në komisionet parlamentare ministri i Financave dhe ministri i bujqësisë kanë deklaruar se IPARD do të zhbllokohet në 2026-ën.

Por për këtë ende s’ka vendim nga Brukseli. Në një përgjigje zyrtare për Report TV, Komisioni Evropian thotë se  është në pritje të plotësimit të kushteve nga Shqipëria për të mbrojtur fondet e BE-së, teksa thekson se çdo shpenzim i padrejtë i bërë me IPARD II do të kthehet pas.

“Një procedurë dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare është në vazhdim për të siguruar që veprimet e duhura korrigjuese të merren në vend nga autoritetet kombëtare sa më shpejt të jetë e mundur. Kur bëhet fjalë për IPARD II dhe rrezikun për fondet e BE-së të lidhura me parregullsitë, procedura dypalëshe në vazhdim midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare do ta trajtojë gjithashtu këtë pikë dhe çdo shumë që gjendet se është shpenzuar padrejtësisht do të duhet të kthehet në buxhetin e BE-së”, thuhet në përgjigje.

Duke ju referuar edhe një auditimi që është bërë nga qeveria për përdorimin e fondeve të IPARD II, KE thekson se ata presin që autoritetet shqiptare të korrigjojnë problemet e sistemit të menaxhimit të këtyre parave, dhe se nuk kanë afate për të dhënë se kur pritet zhbllokimi i fondeve prej 112 milionë euro.

“Qeveria shqiptare ka kontraktuar një firmë auditimi të jashtëm për të kryer një auditim gjithëpërfshirës mbi grantet dhe pagesat IPARD II, si dhe mbi sistemin e ri të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm. Tani që kanë marrë rekomandimet e auditimit, autoritetet shqiptare po shqyrtojnë veprimet e parashikuara korrigjuese sipas rastit. Procedura dypalëshe midis Komisionit Evropian dhe autoriteteve shqiptare është në vazhdim, prandaj nuk jemi në gjendje të japim komente të mëtejshme për momentin”, vijon përgjigja.

Në përgjigje theksohet se BE është gati të vijojë mbështetjen për bujqësinë shqiptare por me rregulla strikte.

“Meqenëse po merremi me paratë e taksapaguesve të BE-së, Komisioni Evropian pret që autoritetet shqiptare ta marrin këtë çështje shumë seriozisht. Bashkimi Evropian është gati të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agro-ushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet”, thuhet në përgjigje.

Referuar shifrave në një dekadë, pesha e bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto është tkurrur me afro 4%, ndërkohë që rënia vijoi edhe përgjatë vitit 2025, duke dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike. Gjithsesi bujqësia mbetet sektori me numrin më të madh të të punësuarve me rreth 432 mijë persona./Shqiptarja.com

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bujqësia fondet ipard komisioni evropian
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

BE-ja planifikon reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 për të çliruar miliarda euro investime

16:38 - Qershor 23, 2026

Euro digjitale miratohet në Komisionin e Parlamentit Evropian, synon të ulë dominimin amerikan në pagesa

16:33 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

15:00 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

gazetar_115:00 - Qershor 23, 20260

Sektori bankar ka shënuar vitin më aktiv deri më sot në tregun e kapitalit, duke…

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

14:48 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

13:53 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:00 - Qershor 23, 2026

Bankat emetuan 12.5 miliardë lekë obligacione në 2025, rekord i ri për financimin e kapitalit rregullator

14:48 - Qershor 23, 2026

Bankat tejkalojnë kërkesat e kapitalit rregullator, mbyllet hendeku për MREL dy vjet para afatit

13:53 - Qershor 23, 2026

Energjia e prodhuar në maj u rrit me 42.9%, sistemi i transmetimit po mban më shumë ngarkesë

BE-ja planifikon reformë bankare deri në fillim të vitit 2027 për të çliruar miliarda euro investime

16:38 - Qershor 23, 2026

Si po e paralizon vala e të nxehtit jetën e përditshme në Evropë

16:36 - Qershor 23, 2026

Euro digjitale miratohet në Komisionin e Parlamentit Evropian, synon të ulë dominimin amerikan në pagesa

16:33 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter