Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fondet e planifikuara për kompensimin e ish-pronarëve, ish-të përndjekurve dhe pensionistët për vitin 2025

09:52 - Shkurt 4, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2025 – 2027”, botuar në Fletoren Zyrtare përcakton disa nga shpenzimet kryesore publike për vitin 2025.

Qeveria planifikon një total shpenzimesh publike për vitin 2025 në shumën 825.08 miliardë lekë ose 31.5% e PBB-së. Sipas programit, shpenzimet totale për pagat në administratën publike në nivel qendror planifikohen në masën 127.9 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së.

Në program parashikohet gjithashtu fondi për kompensimin e pronarëve në masën 3 miliardë lekë.

Shpenzime të tjera sociale, përfshin fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve. Fondi për papunësinë është 800 milionë lekë ndërsa pagesa e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.7 miliardë lekë.

Krahasuar me vitin 2024, totali i këtij zëri rezulton me ulje, pasi reflekton në tërësi një rialokim prej rreth 2.8 miliardë lekë te shpenzimet për fondin e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që të gjithë përfituesit që gëzojnë statusin e invalidit të punës të mund të marrin pensionet e tyre, si dhe përfitimet e tjera që burojnë nga ky status nëpërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pra një institucioni të vetëm, thuhet në dokument.

Sa u përket ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1.4 miliardë lekësh. Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.25 miliardë lekësh.

Shpenzimet për subvencionet në 2025 janë parashikuar në masën 1.95 miliardë lekë dhe  janë përqendruar në financimin e skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjen e sektorit të ujësjellës kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe në mbulimin e një pjese të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
kompensimi papunësia pronarët shpenzimet publike
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter