Java e fundit e korrikut ka shënuar një fluks të lartë udhëtarësh në portin më të madh në vend. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se “nga data 24-30 korrik në portin e Durrësit janë përpunuar 30 881 udhëtarë, të cilët kanë ardhur me tragete nga portet italiane . Ndërsa nga Durrësi drejt Italisë janë përpunuar 9865 udhëtarë”.
Sipas APD-së, janë përpunuar 8230 mjete që kanë ardhur n Durrës dhe 2359 mjete që janë drejtuar drejt Italisë.
APD ka marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësive të nevojshme për udhëtarët.
Nga data 20 korrik Porti i Durrësit operon me lundrime të dyfishuara me pesë tragete në ditë, duke e çuar numrin mesatarisht këto ditë në rreth 7 mijë pasagjerë në ditë.
Në terminalin e pasagjerëve janë marrë masat për të përpunuar me kapacitet maksimal, me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për këmbësorët.
